BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Ekonomia

Bllokimi i financimeve të BE për programin IPARD/ Ndalojnë disbursime për vitet e ardhshme në Bujqesi! Rritet numri i aplikimeve

Bllokimi i financimeve të BE për programin IPARD/ Ndalojnë

Vitin që vjen parashikohet të trajtohen me subvencione nga fondet e brendshme rreth 800 mijë fermerë në të gjithë vendin me një vlerë totale financimi prej 2,5 miliardë lekësh.

Kjo shumë është 22% për qind më e ulët se viti 2022. Ministria e Financave i ka dhënë formën finale programeve buxhetore që kërkojnë financim deri në vitin 2025, të cilat janë pjesë e buxhetit afatmesëm.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur vitin që vjen nuk janë parashikuar financime nga programet IPARD pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian që u jepen vendeve në proces anëtarësimi.

Më herë këtë vit BE njoftoi zyrtarisht bllokimin e fondeve të IPARD pas një hetimi që kishte ndërmarrë OLAF ( zyra kundër mashtrimit financiar) në Komisionin Europian.

Ministria e Bujqësisë pohoi se, kishte bllokime të pjesshme të programit të financimit IPARD dhe se disbursimet po vazhdojnë. Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Sakaq këtë vit ka një rritje të jashtëzakonshme të numrit të aplikimeve për skemën kombëtare. Të dhënat zyrtare nga AZHBR tregojnë se gjatë këtij viti rreth 12,517 aplikime u kualifikuan vetëm për skemat e mbështetjes në blegtori dhe Bletari, ndërkohë që fondet ishin programuar për jo më shumë se 8 mijë fitues.

ARZBR aplikoi pagesat me këste për blegtorët, të cilat morën nga 6 mijë lekë për krerë lopë nga 10 mijë lekë që morën një vit më parë, duke premtuar pagesat të mëvonshme të vlerës së mbetur.

Ekspertët e bujqësisë pohojnë se skema kombëtare nuk nxit fermat e vogla që janë zemra e blegtorisë në Shqipëri. Për fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, mbështetja shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Aktualisht ka një interes në rritje për investime në sera dhe blegtori nga çmimet në rritje të prodhimeve me shumicë, por mbështetja buxhetore që rrjedh nga skema e subvencionit mbetet e ulët dhe fondet si një nxitës i madh janë bllokuar./Monitor

Bllokimi i financimeve të BE për programin IPARD/ Ndalojnë

Bllokimi i financimeve të BE për programin IPARD/ Ndalojnë