Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bllokohet dhënia e tapive për tokat në 12 bashki nga Shkodra në Konispol, ja zonat që preken nga vendimi i qeverisë

Postuar: 14/03/2018 - 07:48

Qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht çdo procedurë kalimi në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve shtetërore dhe procesin e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonat ku janë planifikuar investimet strategjike. Vendimi i publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave e menjëherë edhe në Fletoren Zyrtare për të marrë fuqi ligjore, parashikon pezullimin e çdo procedure, pavarësisht statusit të saj. “Njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në këtë vendim, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Nga vendimi preken 12 bashki të cilat kanë në administrim vijën bregdetare të vendit, e cila tashmë është përfshirë në procesin e verifikimit nga një Task-Forcë e posaçme që do të bëjë inventarizimin e pasurive që mund të bëhen pjesë e planit për tërheqjen e investimeve strategjike. Bashkitë ku do të ndërpritet procesi janë bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë,Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol

Task forca e inventarizimit të pronave në bregdet  

Të gjithë pronat shtetërore të shtrira në një brez prej 1.5 kilometra distancë nga bregdeti do të vendosen në një regjistër të veçantë. Qeveria ka miratuar ngritjen e një Task-Force në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për evidentimin e pronave të paluajtshme shtetërore gjatë bregdetit shqiptar, krijimin e një regjistri me bazën e të dhënave të këtyre pasurive, si dhe për dhënien e rekomandimeve përkatëse Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për kryerjen e investimeve në turizmin bregdetar, në këto pasuri të paluajtshme. Struktura e Task-Forcës miratohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit. Personeli i Task-Forcës caktohet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Task-Forca trajton të gjitha pasuritë e paluajtshme shtetërore (objekt, truall, tokë bujqësore, pyll, livadh, kullotë etj.) në pronësi apo përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilat shtrihen deri në 1,5 kilometra në thellësi të territorit tokësor të Republikës së Shqipërisë, nga vija bregdetare e Republikës së Shqipërisë. Task-Forca konsultohet dhe u kërkon mendim paraprak organeve të qeverisjes qendrore e vendore, të cilat kanë në përgjegjësi administrimi apo në pronësi pronat e paluajtshme shtetërore të evidentuara për t’u përdorur për investime në turizmin bregdetar. Për këtë qëllim, Task-Forca u kërkon organeve të qeverisjes qendrore e vendore të japin informacion në lidhje me pasuritë e paluajtshme të propozuara, përdorimin aktual ose të planifikuar të tyre, si dhe të shprehin mendimin e tyre vlerësues në lidhje me përfshirjen e këtyre pasurive në investim për turizëm bregdetar. Kryetari i Task-Forcës u raporton Kryeministrit, ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë sa herë çmohet e nevojshme për veprimtarinë e këtij grupi, përfshirë edhe për nevojat e përdorimin e fondeve të caktuara për këtë qëllim. Task-Forca do të funksionojë dhe do të realizojë detyrat e përcaktuara në këtë vendim deri në datën 31 korrik 2019.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:39

Nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon sasi kaq të madhe të parave të huaja sa Zvicra.

Postuar: 18/06/2018 - 13:30

Në datat 14-16 qershor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.

Postuar: 18/06/2018 - 13:26

Euro e ka nisur këtë javë , duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Postuar: 18/06/2018 - 10:24

Monedha euro duket e qendrueshme në raport me lekun në tregun vendas.

Postuar: 18/06/2018 - 09:57

Shqipëria vijon të shpenzojë për skemën e sigurimeve shëndetësore shumë me tepër se sa të ardhura

Postuar: 17/06/2018 - 14:20

Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u disk

Postuar: 17/06/2018 - 07:46

Në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,