BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bllokohet falja e detyrimeve për ish-ushtarakët, pas 7 muajsh ende nuk janë miratuar aktet nënligjore, Shoqata e Ushtarakëve kritika qeverisë

Bllokohet falja e detyrimeve për ish-ushtarakët, pas 7 muajsh ende nuk

Bllokohet ligji për faljen e borxheve të ish-ushtarakëve. Me datë 8 dhjetor të vitit të shkuar u miratua një projektligj i rëndësishëm, i cili pritej t’u jepte zgjidhje problemave shumëvjeçare të ish-ushtarakëve në lidhje me borxhet që ata kishin krijuar ndaj ISSH, si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të ndodhura në ligjin për pensionet. Ky ligj i ri kërkon që ish-ushtarakëve t’u falen të gjitha borxhet e krijuara si pasojë e paqartësive ligjore, por edhe sot pas 7 muajsh ende nuk ka filluar falja e këtyre detyrimeve. Këtë e ka konfirmuar dje Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri. Gjatë një prononcimi për gazetën ai tha se, atyre iu ka humbur shpresa që qeveria do ta vërë në zbatim këtë projektligj. Sipas tij, ata po merren me tema të tjera që mund të presin në kohë dhe kanë lënë në harresë projektligjin që do të lehtësonte ish-ushtarakët. “Ai mbetet tani një projektligj në harresë. Është tamam si përrallë nga e kaluara, nuk do të shihet në realitet. Do të mbetet legjendë, nuk dimë çfarë të themi sepse nuk presim më asgjë nga ai ligj, fle qeveria fle dhe populli, askush nuk reagon për këtë ngërç të krijuar”, theksoi ai. Ndër të tjera Konduri është shprehur se nuk ka shanse të vijojë zbatimi i ligjit sepse, që në hartim ai ishte gabim, duke diferencuar një pjesë të mirë të ish-ushtarakëve, të cilët i kishin paguar më parë detyrimet ndaj ISSH, për probleme që nuk ishin krijuar nga ata, por nga ngërçet ligjore. Sipas Kondurit, institucionet përgjegjëse po mbajnë peng ligjin, pasi nuk po kryejnë procedurat që ua kërkon ligji.

Aktet nënligjore, ngërçi kryesor

Projektligji përcaktohet që falja e detyrimeve të niste që në 1 janar të vitit 2021. Por, kjo pikë nuk mund të vihet në zbatim për aq kohë sa nuk kanë dalë akoma aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm. Pra ligji ka hyrë në fuqi që në janar kur ai u botua në Fletoren Zyrtare, por pas kaq muajsh qeveria nuk është mbledhur të hartojë aktet nënligjore dhe kjo ka bërë që ISSH të vazhdojë të mbajë paratë e ish-ushtarakëve dhe borxhet e tyre të shtohen. Projektligji sqaron se, ISSH duhet të përllogarisë vlerën për secilin përfitues në bazë të diferencave që krijohen si pasojë e rregullave të ndryshuara në sigurime dhe t’i bëjë ato zero. Ndërsa të gjitha ato çështje që janë paraqitur në gjykatë për hetim duhet të merren mbi vete nga ISSH dhe të vërtetojë faljen e borxhit për çdo përfitues. Por, nga ana tjetër ISSH është shprehur se nuk është ajo që mban peng ligjin, sepse ajo nuk mund të veprojë pa u hartuar aktet nënligjore të tij. “Nisur nga natyra sociale që kanë përfitimet për kategorinë e ish-ushtarakëve si dhe procedurave komplekse dhe të tejzgjatura gjyqësore përmes këtij projektligji propozohet falja e të gjitha detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi të caktuara sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë”, thuhet në projektligj.