Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bode kontrata shtesë për të gjithë tenderat e 2012, punimet e prokuruara pa çmime fikse

Bode kontrata shtesë për të gjithë tenderat e 2012, punimet e prokuruara pa çmime fikse

Postuar: 01/09/2013 - 12:56

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se në tenderat e zhvilluar në vitin 2012 pothuajse në të gjitha kontratat e realizuara janë bërë shtesë kontrate. KLSH konstaton se këto shtesa kontratash janë bërë në; kontratat e riparimit të makinave, blerjes së karburanteve; kontrata shtesë Nr. 1894/21, datë 13.9.2012 për rikonstruksionin e zyrave të Ministrisë së Financave; kontrata shtesë Nr.45s/1, datë 3.1.2012 për blerje licencash, suport teknik dhe upgrade për sistemin e Thesarit; kontrata shtesë Nr. 6531/35 datë 22.2.2013 për ndërtim salle konferencash në Ministrinë e Financave; Kontrata shtesë furnizimi, Nr.8756/25, datë 26.102012 për blerje (furnizim/vendosje) pajisje dhe orendi zyrash për godinën e Ministrisë së Financave. Në relacionet e paraqitura nga mbikqyrësit e punimeve dhe sipërmarrësit e objekteve në kërkesat që paraqesin për shtesën e vlerës fillestare të kontratave paraqesin argumentet; si rezultat i rishikimit të projektit si dhe mbulimin e shpenzimeve të pambuluara , apo punime të paparashikuara, kërkohet të miratohet një fond shtesë në masën 20 për qind të kontratës fillestare. Argumetat janë pothuajse të njëjtë për të gjitha kontratat shtesë që janë miratuar në vitin 2012. Duke qenë se llogaritja e vlerës së kontratave është një element kyç i transparencës dhe përgjegjësisë në mënyrën se si menaxhohen fondet publike, KLSH konstaton se projektet nuk plotësohen me hollësi të çmimeve për njësi, për çdo volum dhe lloj punimi, dhënë në dokumentat e tenderit.

Punimet e prokuruara

KLSH konstaton se punimet e prokuruara nuk janë prokuruar nëpërmjet matjes së punimeve e bazuar në çmimet fikse të përcaktuara këto në Manualin e Prokurimit Publik; “Fazat e përgatitjes së procesit të prokurimit”, sipas titullit “Llogaritja e vlerës së kontratave të punimeve”, duke mos përfshirë vlerën e gjithë mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për zbatimin e kontratës, duke krahasuar elementët e çmimeve të botuara me çmimet e tregut, specifikimet teknike të punëve, por edhe nuk janë dokumentuar ato saktë. Specifikimet teknike janë elementë kyçë për çdo procedurë të suksesshme prokurimi. Sipas KLSH, në specifikimet e bëra nga autoriteti kontraktor, mungojnë kërkesat e domosdoshme si: Përshkrimi i saktë i punës për t’u kryer; standardi i cilësisë dhe i zbatimit që duhen arritur; grafiku i dorëzimit. Mosplotësimi i këtyre kërkesave ka krijuar vështirësi në realizimin e suksesshëm të procedurave të prokurimit. Mangësitë e konstatuara përbëjnë shkelje të Ligjit të Prokurimeve si dhe të Manualit të Prokurimit Publik, pjesa V, pika 1.2, specifikimet teknike. KLSH vëren gjithashtu se të gjitha dosjet e procedurave të prokurimit që janë zhvilluar në vitin 2012 janë inventarizuar nga punonjësit e njësisë së prokurimit, por ato nuk janë arshivuar dhe dorëzuar në arkive, duke mos u firmosur këto inventarë nga marrësi në dorëzim, pra punonjësit e arkivave, mosdorëzimi i dosjeve të procedurave të prokurimit në arkivë sipas afateve përbën shkelje të Udhëzimit të APP.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/01/2018 - 17:12

Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri publikoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës.

Postuar: 19/01/2018 - 15:56

Ka nisur hetimi për 72 persona pas një dëmi të madh që i kanë shkaktuar arkës së shtetit.

Postuar: 19/01/2018 - 15:41

Leku ka forcuar pozitat ndaj euros dhe dollarit në tregun e këmbimit valutor, duke risjellë monedhën kombëtare në pozicion të rikuperuar pas humbjeve që shënoi në fillim të muaj

Postuar: 19/01/2018 - 08:06

Qeveria mbetet e vendosur të ulë borxhin publik por objektivi për të prekur një nivel nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk do të jetë së afërmi.

Postuar: 18/01/2018 - 21:28

Për herë të parë figura e Skënderbeut në kartëmonedhën shqiptare është përdorur në vitin 1921, kur Shqipëria ende nuk e kishte një Bankë Kombëtare.

Postuar: 18/01/2018 - 08:16

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të ndërhyjë brenda këtij viti përtë mbështetur veprimtarinë e qeverisë për tarifën zero të roaming me vendet fqinje dhe redu

Postuar: 16/01/2018 - 22:31

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një letër të posaçme drejtuar organizatave të biznesit njoftoi sot të gjitha dokumentet  që gjenerohen online dhe taksat që paguhen