Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bonot e thesarit kapin nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, interesi shkon në 1.65 për qind, MF nuk arrin shumën e planifikuar

Postuar: 22/08/2018 - 07:20

Bonot e thesarit vijojnë të pësojnë rënie prej kohësh dhe jo rënie nuk u ndal dot as në ankandin e kësaj jave. Banka e Shqipërisë ka nxjerrë disa të dhëna sa i takon kësaj çështjeje, nga ku vihet re se bonot me maturim 12 mujor u emetuan ditën e djeshme me një interes mesatar të ponderuar 1.65%, me një tjetër rënie nga niveli 1.71% që ishte regjistruar në ankandin e mëparshëm. Një gjë e tillë ka bërë që të dështojë edhe plani i Ministrisë së Financave. Kjo e fundit, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, kishte planifikuar që ofertat në ankandin e djeshëm të plotësonin të gjithë shumën prej 8.7 miliardë lekësh të shpallur për financim. Një gjë e tillë ndodhi ndryshe nga ankandet e tjera që tregon nivelin shumë të ulët të bonove të thesarit. Duhet theksuar fakti që rënia e shënuar dje e interesave të bonove të thesarit nuk është e para. Kjo pasi për edhe gjatë 12 ankandeve të mëparshme situata ka qenë e njëjtë, vetëm se në ankandin e djeshëm interesi u ul ndjeshëm. Që nga fillimi i këtij viti interesat e bonove kanë rënë me mbi 1 pikë përqindje dhe kanë prekur nivelin më të ulët në dy vitet e fundit. Tregu financiar duket mjaft likuid, edhe sepse kreditimi i sektorit privat po ecën me ritme të ngadaltë. Bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare janë alternativa e vetme e investimit për fondet e lira në lekë kreditimi i pakët e ka rritur kërkesën e bankave në ankandet e bonove. Banka e Shqipërisë dha gjithashtu një sinjal të rëndësishëm në muajin qershor, duke ulur sërish normën bazë të interesit në minimumin historik prej 1%. Ulja e interesave të bonove nënkupton ulje të kostos së shërbimit të borxhit, për instrumentet që qeveria shqiptare ka emetuar ose rifinancuar gjatë pjesës së parë të këtij viti. Duke qenë se interesi i titujve qeveritarë ngelet një normë reference në tregun financiar, ajo reflektohet edhe në interesat e kredive afatgjata në lekë, që ndërtohen mbi bonot e thesarit plus një marzh fiks. Në rivlerësimin periodik të kësteve mbështetur në ecurinë e bonove, kredimarrësit që kanë hua me interesa të ndryshueshëm në lekë paguajnë këste më të ulët.

Uljet e mëparshme

Interesat e bonove të thesarit pësuan rënie që në muajin e parë të këtij viti. Në ankandin e parë të viti interesat pësuan një rënie të lehtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë të publikuara në janar, bonot 12 mujore u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.66%, nga 2.77% që kishte qenë interesi në ankandin e fundit të vitit 2017. Ky ishte ankandi i parë në pothuajse shtatë muaj kur yield-et e bonove pësonin një rënie domethënëse. Banka e Shqipërisë sqaroi se arsyeja kryesore për këtë rënie të interesave të bonove ishte likuiditeti i lartë në tregun financiar. Nga 9.2 miliardë lekë të shpallura nga qeveria për financim, kërkesat e paraqitura në ankand arritën në afro 13.2 miliardë lekë. Një tendencë e ngjashme u verifikua edhe në fillim të vitit të kaluar. Tendenca në rënie e interesave të bonove të thesarit vijoi përgjatë gjithë muajve të tjerë, ndërsa në korrik u shënua rënia e mëtejshme. Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar 2.18%. Interesat shënuan rënie për të tetin ankand radhazi dhe që nga fillimi i vitit ato kanë rënë me rreth 0.6 pikë përqindje. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 07:23

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dy ish regjistrues, zëvendës-regjistruesin dhe pesë specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë p

Postuar: 12/11/2018 - 11:39

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohen në parim të ardhurat p

Postuar: 12/11/2018 - 07:47

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mb

Postuar: 11/11/2018 - 09:20

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 11/11/2018 - 07:57

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zgjeruar së fundmi “listën e zezë” të su

Postuar: 10/11/2018 - 11:24

Drejtori i Hetimit Tatimor z.Adrian Shehu zhvilloi një mbledhje të posaçme me strukturat e Zbatim

Postuar: 10/11/2018 - 07:50

Autoriteti i Konkurencës po përpiqet t’u japë fund konflikteve mes kompanive private që ope