BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Ekonomia

Bonusi i fundvitit të bëhet 10 mijë lekë, të rritet edhe indeksimi, zbardhte propozim i fundit që shkon në Kuvend, “topi” në duart e qeverisë

Bonusi i fundvitit të bëhet 10 mijë lekë, të rritet

Partia Demokratike zyrtare ka prezantuar 8 amendamente për buxhetin e vitit 2024. Konkretisht PD përmes deputetit Arbi Agalliu ka propozuar dyfishimin e bonusit dhe dyfishimit të indeksimit për pensionistët. Fondi për indeksimin e pensioneve të bëhet nga 4.1 mld lekë në 8.2 mld lekë, ndërsa fondi për bonusin e pensionistëve nga 3.65 mln lekë të shkojë në 7.3 mld lekë, u shpreh dje ai në një deklaratë për mediat. Pra nga 5 mijë lekë të reja që është parashikuar të 10 mijë lekë. Më tej ai zbuloi se janë dorëzuar amendamente për sa i përket ndihmës ekonomike dhe të njerëzve me aftësi të caktuara apo njerëzve në nevojë. “Pensionistët janë shtresa më vunerabel e shoqërisë, ku veç pamundësisë fizike të tyre ju shtohet edhe ajo financiare.

Deri më sot pensionet dhe bonusi për pensionistët ka qenë në nivele të ulëta, duke krijuar tek kjo shtresë e shoqërisë shqetësim të madh dhe pamundësi jetese. Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për pensionistët. Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4 137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3 650 milionë lekë. Nëpërmjet këtij amendamenti kërkohet që fondi për indeksimin e pensioneve të bëhet 8 274 milionë lekë duke bërë të mundur në këtë mënyrë edhe reflektimin e indeksimit për vitin 2024 si dhe bonusi i pensionistëve të jetë 7 300 milionë lekë. Kjo do të ndihmonte sadopak këtë shtresë e cila me së shumti është mbështetur nga remitancat e familjarëve të tyre”, deklaroi ai.

Subvecioent në bujqësi

Ndërkohë një tjetër propozim nga Partia Demokratike është edhe rritja me 30% e subvencioneve për bujqësinë. Po ashtu fondi për subvencionet për bujqësinë nga 14.1 mld lekë të shkojnë në 20 mld lekë. Po ashtu, deputeti demokrat Arbi Agalliiu nënvizoi se efekti financiar në buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim. Amendamentet, sipas PD-së, do të lançohen në ditët në vijim nga secili deputet që ka bërë amendamentin duke përmbyllur në këtë lloj forme propozimet e Partisë Demokratike. “Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim. Bujqësia është sektori me numrin më të madh të të punësuarve dhe si i tillë kërkon mbështetje maksimale. Kjo mbështetje bëhet edhe më e nevojshme sidomos me pezullimin e fondeve IPARD nga BE.

Subvencionet në bujqësi në ndihmë të bujkut dhe fermerit janë jetike. Investimet në sigurinë ushqimore por edhe në infrastrukturën bujqësore (kullimi dhe ujitja) janë domosdoshmëri.  Në këtë kontekst, ky amendament propozon rritjen me rreth 30% të buxhetit për bujqësinë për vitin 2024 duke rritur subvencionet. Mbështetja për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të shkojë nga 14180 milion lekë në 20 000 milion lekë. Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim”, nënvizoi Agalliu.

Reagon PS

Nga ana tjetër, dje ka reaguar edhe deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, e cila gjatë një prononcimi për mediat theksoi se mazhoranca është përgatitur për diskutime. E pyetur nëse do pranojnë propozime të opozitës për buxhetin, Ekonomi tha se janë gati për t'i kaluar për shqyrtim në Komisionin e Ekonomisë, edhe pse sipas saj buxheti i prezantuar siguron mbështetje për të gjithë. “Për një parlament nuk ka ligj më të rëndësishëm se buxheti. Garanton vitin ushtrimor, t’i japim mundësi viti pasardhës të kryejë detyrat. Opozita duhej të ishte pjesë e diskutimeve, ata kanë votuesit e tyre për të cilin janë përgjegjës. Kjo është  e para, duhet të ndihen përgjegjës për buxhetin.

Në momentin që opozita bllokon mbledhjet, natyrisht që do përdoren elementët e tjerë, mbledhjet online. Mënyra si kemi punuar tregon që jemi të ndërgjegjshëm për misionin e madh që kemi për ti shërbyer popullit. Në këtë moment që jemi bëhet diskutimi në parim, pastaj lëvizjet që propozoni të diskutohen, kalendari është miratuar dhe vazhdojnë ën ditët në vijim dhe ka një diskutim të dytë nen për nen dhe shikohet nëse do ketë lëvizje brenda linjave. Ne jemi përgatitur për të pasur seancë për buxhetin, PS është gati për diskutime”, deklaroi Ekonomi.