
Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

"Kemi dëgjuar që ka pasur..."/ Tragjedia në Gramsh, flasin fqinjët: Ishte tip i qetë, ja ku ka punuar

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Bashkëshortja dorëzon në polici aktorin e njohur shqiptar, zbulohet arsyeja e rëndë

Bordi i naftës kundër shqiptarëve! Nafta sot 56 dollarë më pak në bursa, ja sa duhet të ulet nafta

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2022

Nafta ka shënuar në tregjet botërore çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur në horizontin e 81 dollarëve për fuçi dhe 870 dollarëve për ton të naftës për makina.
Prej më shumë se dy javësh tashmë, çmimi i saj qëndron nën kufirin e 1000 dollarëve për ton.
Kjo rënie drastike vjen pas rënies së kërkesës nga Kina, importuesi më i madh në botë, për shkak të trazirave kundër masave të Covid dhe vendosjes së një çmimi tavan nga Europa për naftën ruse.
Maqedonia e Veriut e cila vazhdimisht po tregon me Komisionin e saj Rregullator se është një hap përpara Bordit shqiptar mori vendimin me uljen e naftës me 3 lekë mesnatën e së dielës, ndërsa në Shqipëri qytetarët vijojnë ta paguajnë më shtrenjtë.
Nga vendimi i fundit i Bordit shqiptar fuçia e naftës ka rënë me 56 dollarë, ndërsa edhe dollari, e cila është pjesë përbërëse e formulës është dobësuar nga vendimi i fundit në 25 Nëntor me 0,72 pikë, gjë e cila automatikisht duhet ta bënte naftën në Shqipëri deri në 5 lekë më të lirë.
Por bordi i mostransparancës së çmimit të naftës ende nuk është mbledhur për të marrë vendim e për të ulur çmimin e naftës i cili aktualisht është në 211 lekë për litër. Pushimet anëtarëve të bordit të naftës për festat e Nëntorit do t’i kushtojnë shqiptarëve minimalisht 5 lekë për çdo litër naftë që do blejnë nga sot. Bëhet fjalë për dhjetëra miliona lekë të cilat pa të drejtë ikin nga xhepat e konsumatorëve të thjeshtë tek arka e madhe e kompanive të naftës por edhe të qeverisë./ TCH
Më të lexuarat


Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Skema e pensioneve mund të pësojë ndryshime, bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre, ja përfitimet

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, rreth 1 miliard lekë për përfituesit

Bashkia e Tiranës rrit Fondin e Komunitetit për mjediset e përbashkëta, lehtësohen procedurat, ja kategoritë që mbulohen 100 %

Këmbimin valutor për ditën e sotme/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Shkrirja e Bordit të Transparencave rezulton mashtrim, ngrihen në stratosferë çmimet e karburanteve, ja si oligarkët e naftës po grabitin lekët e shqiptarëve

Shakohoxha tregon shifrën e çmendur të një apartamenti në Tiranë: Është kati i fundit i një pallati
