BREAKING NEWS

Donald Trump mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë: Ju tregoj rrezikun e madh që e pret vendin

Donald Trump mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë: Ju tregoj
x

Ekonomia

Borxhet e larta zhytin në krizë 42 bashki të vendit, 7 prej tyre drejt falimentit, zbardhen shifrat

Borxhet e larta zhytin në krizë 42 bashki të vendit, 7 prej tyre

Njësitë vendore në Shqipëri janë në gjendje të keqe financiare. Në çdo raport të saj mujor apo vjetor, Ministria e Financave ka treguar se arka e shtetit ka marrë një goditje të fortë nga bashkitë për shkak të detyrimeve të prapambetura në nivel të lartë dhe mungesës së theksuar të të ardhurave. Këtë e ka verifikuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të publikuar së fundmi. Në analizën e bërë vendorëve rezulton se, 42 bashki kanë borxhe shumë të larta dhe që duan kohë për t’u vënë nënkontroll, ndërsa 7 bashki janë në gjendje të keqe financiare, pa asnjë mundësi investimi. “42 prej njësive të qeverisjes vendore nga 61 gjithsej, janë në vështirësi financiare për shkak se kanë borxhet afatshkurtra dhe afatgjata në mbi 25% të fondit vjetor të miratuar, sipas përcaktimeve në ligjin për financat vendore, ndërsa 7 prej tyre janë në kolaps financiar, pasi i kanë borxhet më të larta se fondet vjetore në dispozicion, ku pozicionin më të përkeqësuar e ka Bashkia e Vorës si dhe ajo e Kamzës”, thuhet në raport. Ndërsa në një shkallë më të lehtë, 35 bashki janë në “Vështirësi financiare” ku stoku i detyrimeve përfaqëson mbi 25-45% të shpenzimeve faktike. Nga këto, bashkitë më të mëdha janë Tirana, Elbasani, Vlora, ndërsa të tjera më të vogla janë Lushnja, Berati, Tropoja, Lezha etj. Ndërsa bashkitë që kanë më shumë detyrime të prapambetura numërohen 19. Sipas raportit këtë kategori e kryeson Bashkia Durrës, ndjekur më pas nga Fieri dhe bashki të tjera të mëdha. “Gjithashtu sipas përcaktimeve në ligjin për financat vendore bashkia konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara. Pa probleme financiare ku stoku i detyrimeve, përfaqëson nën 15% të shpenzimeve faktike, janë vetëm 19 bashki, ku përfshihen Durrësi, Fieri, Korça, Gjirokastra, Kruja, Përmeti”, theksohet në raport. Sipas raportit, borxhet e akumuluara nga bashkitë janë shumë të larta sesa raportimet që ato kanë bërë në Ministrinë e Financave. Sakaq evidentohet se, borxhet afatshkurtra dhe ato afatgjata kanë arritur në mbi 17 miliardë lekë, ose 137 milionë euro në fund të vitit 2019.

Bashkitë më problematike

Ndër të tjera në raport specifikohet se, në total stoku i detyrimeve të prapambetura vetëm për bashkitë në fund të vitit 2019 është minimalisht 12 mld lekë, por mund të jetë edhe më i lartë për shkak të problematikave në raportim të konstatuara nga KLSH në lidhje me llogarinë e shpenzimeve të periudhave të ardhshme mbi bazën e të cilës regjistrohen detyrimet e prapambetura. Ndërsa “Vështirësi serioze financiare”, ku stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH-së, përfaqëson mbi 80% të shpenzimeve faktike janë shtatë bashkitë si më poshtë: Bashkia Shkodër, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 381.7 milionë lekë, përfaqësojnë 142 % të shpenzimet faktike në vlerën 268 milionë lekë. Bashkia Vorë, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 1.4 miliardë lekë përfaqësojnë 227 % të shpenzimet faktike në vlerën 616 milionë lekë. Bashkia Mirditë, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 258 milionë lekë përfaqësojnë 125 % të shpenzimet faktike në vlerën 206 milionë lekë. Bashkia Kavajë, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 911 milionë lekë përfaqësojnë 114 % të shpenzimet faktike në vlerën 801.8 milionë lekë. Bashkia Poliçan, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 177 milionë lekë përfaqësojnë 98 % të shpenzimet faktike në vlerën 182 milionë.

Bashkia Kamëz, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 1.48 miliardë lekë përfaqësojnë 90 % të shpenzimet faktike në vlerën 1,636,820 mijë lekë. Bashkia Ura Vajgurore, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 277,002 mijë lekë përfaqësojnë 81 % të shpenzimet faktike në vlerën 341,769 mijë lekë.