BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Ekonomia

Borxhi i jashtëm pëson rritje të ndjeshme, shkon në 4.8 miliardë euro, MF: Situata ekonomike e qëndrueshme

Borxhi i jashtëm pëson rritje të ndjeshme, shkon në 4.8

Niveli i borxhit të jashtëm në vend ka pasur rritje të ndjeshme. Teksa në Kuvend po diskutohet një eurobond prej 700 milionë euro, të dhënat më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se për tremujorin e tretë të vitit, stoku i borxhit të jashtëm regjistrohet në afro 585 miliardë lekë apo 4.8 miliardë euro, e përkthyer në 34.7 % të PBB. Sipas të dhënave, borxhi i jashtëm ka ardhur në rritje nga viti në vit. Kështu në vitin 2011 borxhi i jashtëm regjistrohej në afro 334 miliardë lekë ndërkohë që në 2021-shin ka pësuar një rritje me 251 miliardë lekë në 11 vjet. Ndërkohë nëse bëhet një krahasim me vitin 2017, ka një rritje me 74 miliardë lekë. Çështja e borxhit është bërë objekt diskutimi dhe dje në Komisionin e Ekonomisë, ku ministrja e Financave ka sqaruar situatën. Sipas saj, është në interes të vendit të merret një borxh më i madh këtë vit. Eurobondi me afat maturimi 7 deri në 10 vite do të shërbejë për plotësimin e nevojave të buxhetit. “Emetimi i një eurobondi ka rëndësi të veçantë sidomos për vendet me një ekonomi të vogël. Eurobondi jo vetëm na ndihmon për plotësimin normal të nevojave të buxhetit të shtetit, por përfaqëson një mundësi për të përmirësuar perspektivat e investitorëve, duke prezantuar më tej perspektivat optimiste afatmesme. Në daljet e mëparshme kemi pasur norma interesi në rënie. Eurobondi do të jetë nga 500-700 milionë euro dhe një afat maturimi nga 7 deri në 10 vite në bazë të tregjeve të huave. Jemi në përfundim të plotësimit të dokumenteve. Financimi do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret arsimi, shëndetësia, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike. Një pjesë i investimit do të mbetet në thesar për vitin 2022”, tha ministrja. Sipas saj, është në interes të vendit që të merret tani një borxh më i madh dhe jo vitin e ardhshëm pasi bankat qendrore kanë njoftuar se do të ketë shtrëngim të politikës monetare dhe norma më të larta interesi. “Po ashtu edhe kriza energjetike po jep efektet e saj. Prandaj është në interesin tonë të marrim eurobond në vlerë më të madhe këtë vit dhe të mos dalim vitin e kaluar. Po punojmë për të përmbushur parametrat për të dalë nga lista gri për pastrimin e parave”, tha Ibrahimaj.

Kritikat e PD

Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku tha s marrja e eurobondit mund të sjellë pasoja në ekonomi. “Borxhi publik është në rreth 80%, jemi në listën gri për pastrimin e parave. Ministria nuk i ka marrë parasysh këto problematika dhe janë shqetësim për mua. Ne po marrim borxh por pa e ditur se për çfarë po e marrim, borxhi i marrë nuk është përdorur vetëm për investime por është përdorur edhe për shpenzime operative dhe është përdorur edhe për paga. Në 2013, borxhi ishte 6.3 miliardë euro ndërsa tani është mbi 10.2 miliardë euro dhe nuk e dimë sesi është përdorur dhe a ka pasur efektivtivitet. Borxhi na bën mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Nuk e dimë si do përdoret ky borxh dhe për mua është shumë i rrezikshëm. Shqetësimi i dytë është për deklaratën e FMN, që pati kritikë kryesore sesi është menaxhuar borxhi publik. FMN kërkoi rishikim të prioriteteve, nuk mund të marrim borxh për PPP”, tha ajo.