BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Borxhi i pushtetit lokal shkon në stratosferë, 265 milionë euro detyrime në qershor, Tirana dhe Durrësi kryesojnë listën e bashkive debitore

Borxhi i pushtetit lokal shkon në stratosferë, 265 milionë euro

Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit, apo ministrit të Financave, pushteti vendor vazhdon të krijojë borxhe të reja, të cilat së fundmi kanë arritur në shifra stratosferike. Deri në qershor të këtij viti, bashkitë në të gjithë vendin kanë krijuar një borxh në total prej 32.9 miliard lekë të rinj, ose 265 milionë euro. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vetëm gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, këto institucione kanë krijuar një borxh të ri prej 2.8 miliardë lekë.

7.5 miliardë lekë, ende të pashlyera

Në kuadër të evidentimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi, si dhe monitorimit të shlyerjes së tyre, bazuar në planin e shlyerjes dërguar nga bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë bërë raportimin e detyrimeve të prapambetura për tremujorin e dytë të vitit 2018. Nga përpunimi i të dhënave dhe përditësimi i informacionit nga çdo bashki për periudhën prill-qershor 2018, rezulton se në tremujorin e dytë të vitit 2018, janë krijuar detyrime që arrijnë vlerën 2.8 miliardë lekë (kryesisht investime dhe shpenzime për mallra dhe shërbime). Vlera e detyrimeve të krijuara rishtas në tremujorin e dytë të vitit 2018 është rreth 0.5 miliard lekë më shumë se vlera e detyrimeve të krijuara rishtas në tremujorin e parë. Të dhënat nga Financat tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti janë likuiduar 3.9 miliard lekë nga totali i detyrimeve të prapambetura. Likuidimi i detyrimeve të prapambetura është bërë sipas moshës së detyrimeve, pra janë likuiduar të parat detyrimet më të hershme. Sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në qershor 2018 janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim.

Borxhet nga 2015

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të dhjetorit të vitit 2015, kohë kur këto u identifikuan si të tilla ishte 11.8 miliardë lekë. Detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi për njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në qershor 2018, arrijnë në vlerën 21.1 miliardë lekë (kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime, vendime gjyqësore dhe të tjera). Pra, stoku i detyrimeve të prapambetura të vitit 2015, së bashku me detyrimet e krijuara deri në qershor të vitit 2018 është 32.9 miliardë lekë. Deri në qershor të vitit 2018 janë likuiduar 25.5 miliardë lekë detyrime (detyrime të krijuara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, vitit 2017, vitit 2016 dhe detyrimet e akumuluara në vite deri në dhjetor 2015). Nga detyrimet e akumulara në vite deri në dhjetor 2015 janë shlyer rreth 2.6 miliardë lekë. Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit qershor 2018, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është rreth 7.4 miliardë lekë. Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 1 miliard lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujorin e parë të këtij viti.