BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Ekonomia

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji për fiskalizimin, ja procedurat e plota që duhet të ndjekin bizneset

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji për fiskalizimin, ja procedurat e

Publikohet në Fletoren Zyrtare ligji për fiskalizimin. Pas miratimit nga Parlamenti është pritur afati 20 ditor për publikimin e ligjit mbi faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, pasi presidenti e ka kaluar atë në heshtje. Gjithsesi bizneset nuk kanë më kohë për të humbur, pasi procesi i fiskalizimit do fillojë të shtrihet në të gjithë vendin në fillim të muajit shtator. Për këtë arsye, qeveria ka finalizuar proceduat dhe kriteret e plota që duet të ndjekë çdo biznes në vend. Sipas ligjit, fiskalizimi nuk do të praktikohet në mënyrë të menjëhershme për të gjithë bizneset, ato ndahen në katër fazë në bazë të llojit të transaksionit që ata bëjnë.

Faza e parë prek transaksionet me para në dorë Biznes-Konsumator dhe parashikohet të nisë zbatimin në datën 1 korrik 2020. Faza e dytë e fiskalizimit për transaksionin pa para në dorë Biznes-Qeveri dhe do të fillojë nga data 1 janar 2021; faza e tretë prek transaksionet pa para në dorë Biznes-Biznes dhe do të fillojë të zbatohet nga data 1 korrik 2021, ku monitorimi i pagesave të këtyre transaksioneve do të realizohet nëpërmjet sistemit bankar; faza e katërt përfshin ngritjen e regjistrit të aseteve të biznesit dhe do të fillojë zbatimin gjatë vitit 2020. Në këtë mënyrë bizneseve u është lënë gjithashtu një periudhë tranzitore deri në përshtatjen e subjekteve me sistemin e ri.

Sipas vendimit më të fundit, tatimpaguesit që duhet të lëshojnë faturë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i realizuar në vitin paraardhës ose në atë aktual, janë personat juridikë dhe fizikë: të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, në përputhje me ligjin për tatimin mbi të ardhurat; tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël; subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike pavarësisht nga forma e organizimit, përfshirë organizatat jofitimprurëse, janë tatimpagues rezident ose jorezident. Ky ligj zbatohet gjithashtu nga bankat, institucionet financiare jo-banka dhe subjektet e tjera që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike sipas detyrimit të njoftimit të pagesave. Sipas ligjit lëshimi i faturës bëhet në momentin që jepet malli apo shërbimi. Gjithashtu ligji përcakton si detyrim të lëshimit të faturës nga 1 shtatori edhe për bizneset e rinj, të cilët sapo janë regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Rregulla të veçanta për lëshimin e faturës

Më tej në ligj sqarohet se për veç lëshimit të faturës tatimpaguesi duhet të lëshojë edhe një faturë pranimi të mallrave apo shërbimeve në ato raste kur: blen mallra nga individë që nuk janë të regjistruar në treg; blen mallra nga subjekte bujqësore që janë pjesë e skemës së kompensimit. Ndërkohë përcaktohen dhe rregullat për ato raste kur blejmë mallra nga pajisjet e vetëshërbimit. Kjo pikë ka hapur shumë debate gjatë diskutimit të projektligjit, për mënyrën se si do i deklarojë të dhënat tatimpaguesi në këto raste.

Për këtë arsye u vendos që, tatimpaguesi duhet të mundësojë përdorimin e software-it për nënshkrimin elektronik të mesazheve mbi shitjen dhe të sigurojë lidhjen me internet për shkëmbimin elektronik të të dhënave me administratën tatimore qendrore për zbatimin e procedurës së fiskalizimit të shitjeve nëpërmjet pajisjeve të vetëshërbimit. Vënia në praktikë e procesit të fiskalizimit është shoqëruar gjithashtu me qëndrime skeptike dhe jo aprovuese, për shkak të kostos që do kërkojë instalimi i softuer-ëve nga bizneset, për shkak të vështirësisë për tu përshtatur me të.

Gjithsesi më parë qeveria ka sqaruar se ky sistem nuk do të jetë krejtësisht i ri, por do të jetë një ndërthurje mes tij dhe sistemit të ri. Referuar këtyre shqetësimeve të shfaqura dhe nga vetë bizneset, është vendosur që ky proces do fillojë të aplikohet së pari në bizneset e mëdha, ndërkohë që ka parashikuar rreth 80 subjekte të cilët do të kalojnë në këtë sistem të ri. Në përfundim të këtij vendimi kërkohet që si tatimpaguesit edhe administrata duhet të marrin masat e duhura për realizimin e procedurave bazuar në rregulloren e ligjit, në të kundërt sigurisht do të ketë penalitete. “Tatimpaguesit dhe administrata tatimore marrin të gjitha masat për kryerjen e testimit të sistemit elektronik, lidhur me procedurat e fiskalizimit të lëshimit të faturave, sipas parashikimeve të këtij ligji”, thuhet në vendim.