
“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Braçe shton kritikat ndaj qeverisë dhe paralajmëron krizë: Nxirrini nga halli i burokracisë e paaftësisë bujqit

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Prill 2022

Deputeti socialist Erion Braçe vijon me denoncimet për braktisjen e bujqërve nga shteti në Shqipëri. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ish-zv/kryeministri përmend rastin e dy fermerëve nga Çerma Andi Kaca dhe Aldi Dupi të cilët kërkojnë naftë për të vënë në punë pajisjet bujqësore për të korrur jonxhën dhe vaditur tokat. Ai shtoi se dy bujqit e rinj po klithin për ndihmë, ndërsa theksoi se thatësira po dëmton dhe misrin e mbjellë. “Është e hënë, ditë pune apo jo?! Bujqësia kërkon naftën dhe ujin për vaditje! Sot në mëngjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshtë të 30-ave që merren me bujqësi në Çermë Sektor/Divjakë, janë në punë, në fushat e Tërbufit; të dy kishin një hall; naftën për mekanikën bujqësore! Po vonohen, klithin. Misri po dështon për mbirje. Ka 10 ditë i mbjellë, nga thatësira e nevoja jetike për ujë; na duhet nafta për pompat; erdhi vakti të korrim jonxhat e na duhet nafta për mekanikën; shkurt e qartë, kaq”, komentoi Braçe në rrjetet sociale. Më tej, ai ironizon të gjithë komentuesit që mendojnë se po sulmon ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën për t’i zënë vendin. Në fund, deputeti Braçe u bën thirrje autoriteteve shtetërore që të bllokojnë furnizimin me naftë për bujqit duke mënjanuar procedurat burokratike dhe paaftësinë e zyrtarëve shtetërorë. Ai paralajmëron se nëse sektori bujqësor do vazhdojë të mbetet i braktisur nga shteti, çështja e furnizimit me ushqime në Shqipëri do të kthehet në problem madhor. “Është edhe ky rresht: na shih pak në Tërbuf për naftën se edhe 7 djem të rinj kanë mbetur që mbjellin toka! Kam që javën e parë të janarit që u flas e flas për naftën dhe ujin. Ju një daulle: gënjen Erioni se do t’i zërë vendin Fridës! 500 tonë naftë e shpërndarë është një gotë me ujë në fushat e Myzeqesë! Nxirrini nga halli i burokracisë e paaftësisë bujqit që halli i tyre mos kthehet shpejt halli i ushqimit të gjithë Shqipërisë!”, mbyll statusin e tij në Facebook, Erion Braçe.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
