
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Brenda vjeshtës edhe autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, projekti në duart e investitorëve, pritet oferta

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Maj 2019

Brenda vjeshtës së këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë. Lajmi është bërë me dije nga ministrja Belinda Balluku, e cila deklaroi dje se projekti për këtë aks iu është dorëzuar investitorëve, ndërsa pritet shprehja e interesit nga ana e tyre. “Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë. Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre”, tha ministrja. Megjithatë, Balluku sqaroi se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas. “Të gjitha rrugët që do të konsiderohen të futen në një koncesion me pagesë do të jenë rrugë që kanë alternativën e tyre. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë. Gjithashtu, ajo çfarë ne synojmë në projektet tona për rrugët me pagesë është që ndërtuesi apo investitori duhet të marrë përsipër dhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese. Ky është një element i ri që ne po mundohemi të futim në kontratat e reja dhe që normalisht do të ishte në favor të qytetarëve dhe të shtetit shqiptar, sigurisht”, tha Balluku. Kjo kërkesë vjen pas problematikës së shkaktuar me autostradën Milot-Morinë, ku aktualisht nuk ka asnjë rrugë alternative, ndërkohë që banorët e Kukësit janë të detyruara të paguajnë, ndonëse aplikohen tarifa të reduktuara.
Paralajmërimet për autostradën Tiranë-Durrës
bërja e autostradës Tiranë-Durrës me pagesë u paralajmërua që vitin e kaluar fillimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili një pasdite të qershorit të 2018 në qytetin e Durrësit për turin e tij të llogaridhënies së qeverisë, duke folur për projektet në infrastrukturën rrugore, ai tha se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë, ndërsa rruga e vjetër nga Ndroqi do të jetë rrugë alternative pa pagesë. Sipas Ramës, autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet për t’i shërbyer metropolit të përbashkët mes dy qyteteve dhe zhvillimit të turizmit. Ndërkohë që pak muaj më pas, edhe ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri pohoi gjatë një raportimi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në kuvend se autostrada Tiranë Durrës do të jetë me pagesë. Gjiknuri shtoi se në kalimin në rrugët alternative nga Tirana në drejtim të Maminasit, Shijak dhe nga Ndroqi në drejtim të bregdetit do të jenë pa pagesë. “Që të zgjerosh këtë rrugë me paratë e buxhetit do të duhen mbi 200 milionë euro, gjë që ne nuk i kemi. Kështu që e vetmja alternativë mbetet të mobilizojmë kapitalin privat për ta bërë këtë të mundur. Një rrugë e cila vërtet do të jetë me pagesë s’kemi pse ta fshehim, por do të ketë rrugë alternative pjesë e kësaj kontrate koncensionare të mundshme të cilat do të jenë pa pagesë”, u shpreh Gjiknuri në nëntor të vitit të kaluar.
Më të lexuarat


Kursi i këmbimit valutor/ Surprizojnë euro dhe dollari, mësoni me sa lekë shkëmbehen sot

Skandalet me institucionet e mikrofinancës, BSH pezullon dy kompani,7 të tjera në monitorim për abuzimet me kreditë

FMN ndryshon parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, pritet të shkojë 5.5 për qind gjatë vitit 2021

Raporti i BB, kërkohet përmirësim i skemës së pensioneve, koncesionet vijojnë të shihen si problematike

Ulen shpenzimet për ndihmën ekonomike, ish të përndjekurit politikë dhe bonusin e bebes, ja sa janë reduktuar pagesat sociale

FMN dhe BB kërkojnë të bëhet kujdes në periudhën post-Covid, sytë nga vaksinimi për kthimin e stabilitetit ekonomik

Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Kursi i këmbimit valutor, zbuloni me sa lekë shkëmbehen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë
