BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Ekonomia

Brukseli ngre alarmin për pastrimin e parave, Shqipëria mbetet përsëri në listën gri të 23 shteteve, ja çfarë thotë raporti i FATF

Brukseli ngre alarmin për pastrimin e parave, Shqipëria mbetet

Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar (FATF), ka vendosur Shqipërinë në listën e shteteve nën mbikëqyrje të shtuar për rrezikun e pastrimit të parave, pak pasi Moyval konkludoi se Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor për parandalimin e këtij rreziku. Në të kundërt të Moneyval, e cila mbikëqyr legjislacionin e shteteve, Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar mat rezultatet konkrete në luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave. Dhe në mbledhjen plenare të zhvilluar këtë Qershor, Task Forca e vë theksin pikërisht te mungesa e rezultateve konkrete në hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave të përfshirë në pastrim parash. “Shqipëria duhet të vijojë të punojë në implementimin e planveprimit për adresimin e mangësive ku përfshihen: së pari sigurimi i një kuadri ligjor të përshtatshëm për vendosjen e sanksioneve të pranueshme dhe bindëse për mosreggjistrimin e të dhënave nga kompanitë dhe OJF-të; dhe së dyti, rritje të numrit të procedimeve penale për pastrim parash, veçanërisht sa i përket shkeljeve të inicuara jashtë kufijve. Në listën me 23 shtete bien në sy vende të njohura gjerësisht si parajsa fiskale si Ishujt Kajman, Burkina Faso, Gjibraltari, Barbados, Pakistani, Panamaja, Filipinet, por edhe Turqia. Bie në sy në listën gri të këtij viti dalja e Maltës, e cila sipas FATF ka marrë një seri masash në adresimin e kontrollit financiar ndaj kompanive të huaja. Një prej faktorëve që solli përmirësimin e Shqipërisë në sytë e strukturave evropiane për sa i përket pastrimit të parave ishte krijimi i regjistrit të pronarëve përfitues si dhe kuadri ligjor për procedimin dhe konfiskimin e parave të dyshimta. Por regjistri i pronarëve përfitues nuk është vënë ende në funksion të plotë, ndërkohë që kanë munguar rastet e konfiskimit të shumave të rëndësishme financiare.

SHBA: Shqipëria në listën gri, shenjë turpi për vendin

Megjithatë pak javë më parë edhe Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Ameriëks në Tiranë, Benjamin Rockëell, theksoi se Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, por fakti se ka mbetur në listën e vendeve me monitorim të shtuar, të ashtuquajturën lista gri e pastrimit të parave, sipas tij, është shqetësuese.  “Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, deklaroi Rockëell.

Ja 23 shtetet ku “lulëzon” pastrimi i parave

1.Barbados
2.Burkina Faso
3.Emiratet e Bashkuara Arabe
4.Filipine
5.Gjibraltar
6.Haiti
7.Ishujt Kajman
8.Jemen
9.Jordani
10.Kamboxhia
11.Mali
12.Marok
13.Mianmar
14.Nikaragua
15.Pakistan
16.Panama
17.Senegal
18.Sudani i Jugut
19.Siri
20.Shqipëria
21.Turqia
22.Uganda
23.Xhamajka

Më të lexuarat