Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
BSH analizon deeuroizimin: Euro thellon dominimin në kredi e depozita
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Gusht 2018
Banka e Shqipërisë nisi këtë vit aplikimin e një pakete masash që synonin të dekurajonin përdorimin e euros fillimisht për depozita dhe kredi në banka, por treguesit e monitoruar deri në fund te qershorit 2018 tregojnë se nuk ka një përmirësim në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë, përkundrazi depozitat dhe kreditë në euro janë rritur më tej.
Vetë Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme këtë qëllim evidentoi se, bazuar në ecurinë e gjashtëmujorit të parë 2018, vërehet një rritje e lehtë peshës së depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave, nga niveli 52.3% në 53.2%.
Banka raporton se, niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar vijon të jetë dukshëm më i lartë se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria.
Gjithashtu portofoli i kredisë për sektorin privat ka njohur rritje të lehtë të peshës së kredisë në valutë. Në fund të qershorit 2018, kreditë në valutë ndaj totalit shënonin 57.2%, me rritje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtë muaj më parë. Megjithëse kredia e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ka njohur rënie gjatë periudhës, ajo vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në portofolin e kredisë në valutë.
Borxhi publik ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ku kontributin kryesor e ka dhënë rritja e borxhit në lekë. Kursi i këmbimit të lekut ndaj monedhave kryesore ka vijuar prirjen forcuese të periudhave të mëparshme, i pandikuar nga efekti i masave të deuroizimit. Ecuria e vlerave të treguesve dëshmon se masat nuk kanë pasur ndikim domethënës.
Banka e Shqipërisë vlerësoi se pavarësisht paketës së deuorizimit, sektori bankar shqiptar paraqet nivele të larta të euroizimit, që reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë vendase.
Për këtë arsye, Banka lajmëroi se mbështetur në Memorandumin e Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, do të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit sa më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare. /Monitor/