BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Ekonomia

BSH dhe FMN pesimiste për rritjen ekonomike, turizmi dhe vaksinimi i popullatës rol vendimtar

BSH dhe FMN pesimiste për rritjen ekonomike, turizmi dhe vaksinimi i

Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk janë fort optimiste sa i përket rikuperimit ekonomik në 2021. Edhe vetë qeveria shqiptare është shprehur në planbuxhetin për 2021 që do mund të kemi një ringritje vetëm nëse pandemia shkon drejt shuarjes, por në fakt edhe në këtë vit vendi ynë është përballuar me numër të lartë të infektuarish dhe shtim kufizimesh. Kjo ka bërë që shpresat për nisjen e një rritje sado të lehtë ekonomike të veniten. Këtë e kanë shprehur në takimin e fundit të bërë sëbashku online mes BSH dhe FMN. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, diskutimet u fokusuan në ecurinë e ekonomisë shqiptare, pikëpamjet mbi perspektivat makroekonomike, zhvillimet në sistemin financiar dhe përgjigjet e autoriteteve rregullatore ndaj efekteve të pandemisë. Gjatë këtyre diskutime u panë si shpresë e vetme për ekonominë shqiptare aplikimi sa më shpejt i vaksinës në të gjithë popullatën dhe shtimi i investimeve në sektorin e turizmit. “Ata ndanë të njëjtat parashikime lidhur me rritjen ekonomike, që pritet të rimëkëmbet gradualisht në vitet 2021 dhe 2022, ku një ndër sektorët që pritet të ketë një kontribut të lartë në këtë drejtim është ai i turizmit. Megjithatë, BSH dhe FMN theksuan se ritmi i rimëkëmbjes do të varet nga evolucioni i pandemisë dhe shpejtësia e vaksinimit të popullsisë”, sqaron njoftimi. Sipas ndërkombëtareve, këto dy pika do të luajnë rolin vendimtar për vendin sepse qytetet turistike në vend kanë zhytur në krizë të thellë nga ku nuk mund të dilet vetëm përmes paketave ndihmëse që do të përkeqësonin dhe më buxhetin e shtetit dhe do të rrisnin borxhin publik. Ndërkohë ata vlerësuan se, kontributi i dhënë nga autoritetet shqiptare në menaxhimin e goditjes së pandemisë në ekonomi veçanërisht nëpërmjet harmonizimit të politikës fiskale me atë monetare ka ndikuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe krijimin e kushteve për rifillimin e rimëkëmbjes ekonomike. Gjithsesi theksohet kështu se vazhdimi i pandemisë nuk do mund të përballohet më vetëm nga ndihma të ngjashme, sepse do të degradojë sistemin e tregtisë në vend.

Analiza e BSH

Edhe Banka e Shqipërisë ka nënvizuar marrjen e vaksinës në kohë sa më të shpejt si të vetmen shpresë për të ringritur ekonominë e vendit. Ndërkohë gjatë takimit kreu i bankës Gent Sejko tha se situata është e rënduar për shkak të pandemisë, por elementët kryesorë financiarë u ruajtën të qëndrueshëm falë masave të marra në bashkëpunim me qeverinë. “Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë dhe ambientit të pafavorshëm të huaj, megjithatë aktiviteti ekonomik në vend ka shfaqur tendenca rikuperimi në gjysmën e dytë të vitit. Ai shtoi se rikuperimi i ekonomisë u ndihmua nga stimuli fiskal i transmetuar gjatë vitit 2020 dhe nga politikat stimuluese monetare dhe financiare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Ndër të tjera bëhet me dije se, lidhur me sektorin bankar në vend, Guvernatori theksoi se ai është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit e të shëndetit financiar. Ai nënvizoi se ky sektor ka ndihmuar në zbutjen e pasojave të goditjes së pandemisë, duke marrë përsipër një pjesë të barrës financiare të goditjes, si dhe duke ruajtur në të njëjtën kohë të gjithë treguesit në parametra të shëndetshëm. Sakaq, ai shtoi se, shtoi se tregjet financiare kanë vijuar të funksionojnë normalisht: kursi i këmbimit paraqitet i qëndrueshëm, normat e interesit mbetën pranë minimumeve të tyre historike dhe kreditimi është rritur, por gjendja reale do duket në muajt e parë të 2021.