BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Ekonomia

BSH i jep fund zhvatjes së shqiptarëve nga fondacionet e kredive, përcaktohen tavani i interesave, ja shifrat për çdo shumë

BSH i jep fund zhvatjes së shqiptarëve nga fondacionet e kredive,

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndalë zhvatjen që i bëhet qytetarëve nga fondacionet e kredive. Në vendin tonë janë shtuar shumë në numër fondacionet e kredive Banka e Shqipërisë ka publikuar dje normat tavan të interesit për kreditë konsumatore. Kështu, norma efektive maksimale e interesit (NEI) për shumat deri në 200 mijë lekë do të jetë 171.41 për qind për kreditë me këste, 19.55 për qind për overdraftet dhe 27.28 për qind për kartat e kreditit. Për shumat në intervalin mes 200 mijë dhe 2 milionë lekë, NEI maksimal për kreditë me këste do të jetë 38.79 për qind dhe për overdraftet 16.75 për qind. Për produktet dhe shumat ku numri i kredive të disbursuara në 6 mujorin e mëparshëm është më pak se 1 mijë, Banka e Shqipërisë nuk do të aplikojë treguesin e NEI-t maksimal. Për këtë arsye, ky tregues nuk është vendosur për disa nga produktet dhe shumat e parashikuara në rregullore, si për kartat e kreditit deri në vlerën 2 milionë lekë dhe për të gjitha kategoritë e kredisë konsumatore në intervalin mes dy milionë dhe 10 milionë lekë. Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.

Llogaritja e tavanit të interesave në 2021

Ndërkohë, sipas ndryshime në rregulloren për kredinë konsumatore dhe hipotekare të cilat hynë në fuqi në dhjetor të viti të kaluar, NEI maksimal do të llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6 mujore, mbështetur në të dhënat e regjistrit të kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal do të publikohen në fillim të çdo 6 mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6 mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. NEI mesatar i kredive të dhëna në 6 mujorin II 2021 për kreditë me këste deri në 200 mijë lekë ka rezultuar 128.56 për qind, për overdraftet 14.66 dhe për kartat e kreditit 20.46 për qind. Për kreditë me këste me vlerë deri në 2 milionë lekë norma mesatare efektive e interesit ka rezultuar 29.09 për qind, ndërsa për overdraftet 12.56 për qind. NEI maksimal është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri. Vitin e kaluar, Shqipëria iu bashkua vendeve që aplikojnë një normë maksimale efektive interesi. Arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, normat efektive të interesit para hyrjes në fuqi të rregullores arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla dhe afate minimale maturimi. Vendosja e normës tavan të interesit do të ketë një ndikim të konsiderueshëm sidomos në këtë segment të produkteve. Kjo mund të ndikojë në uljen përfitueshmërinë e institucioneve të mikrofinancës, por ndoshta edhe do të sjellë ndryshme në strukturën e produkteve, duke i orientuar drejt rritjes së shumës minimale të huasë dhe zgjatjes së maturitetit, me qëllim zbutjen e normës efektive të interesit.