Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BSH: Kuvendi të sjellë Guvernatorin dhe Inspektorin

BSH: Kuvendi të sjellë Guvernatorin dhe Inspektorin

Postuar: 10/09/2014 - 19:37

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë i kanë kërkuar Kuvendit të sjellë sa më parë emërimin e Guvernatorit të ri dhe Inspektorin e Përgjithshëm të institucionit më të lartë financiar në vend.
 
Kërkesa u bë gjatë mbledhje se sotme nga 5 anëtarët e mbetur të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.
 
Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat , Këshilli thotë së ndonëse sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë drejtimin e ka marrë përkohësisht zv/guvernatorja e parë Elisabet Gjoni, është i nevojshëm zgjedhja në një kohë të shpejtë e guvernatorit të ri nga Parlamenti shqiptar.
 
“Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij”, thuhet në njoftim.
 
Aktualisht ky Këshill funksionon me 5 anëtarë për shkak të arrestimit të Guvernatorit Fullani dhe dorëheqjes së anëtarit Ardian Civici. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 08:13

Hedhja e kontributeve shoqërore është një çështje që ka shkaktuar alarm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Postuar: 12/10/2019 - 07:57

Qeveria ka ulur numrin e dokumenteve që duhet të paraqesin ushtarakët, policët, zjarrfikësit apo

Postuar: 11/10/2019 - 07:54

Masa e pensionit suplementar për policët dhe ushtarët do të shkojë deri në 50 për qind.

Postuar: 10/10/2019 - 07:24

Qeveria ka çuar në Parlament aktin normativ për ndryshime në buxhet.

Postuar: 08/10/2019 - 07:26

Nuk kanë fund skandalet e Spitalit Amerikan sa i takon koncesionit të hemodializës.

Postuar: 06/10/2019 - 07:50

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar bizneseve që të pajisen me llogari bankare brend