Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BSH nën varësinë e Gent Sejkos nuk plotëson standardet ndërkombëtare të auditit të brendshëm, 313 rreziqe operacionale u konstatuan në 2018

Postuar: 12/05/2019 - 07:58

Banka e Shqipërisë nën varësinë e guvernatorit Gent Sejko ka mjaft probleme. disa prej këtyre të fundit i pranon dhe vetë ajo, nëpër raporte e publikime të ndryshme. Në raportin vjetor 2018 të Bankës së Shqipërisë konstatohen dy probleme madhore, e para që ky institucion nuk plotëson standardet ndërkombëtare të auditit të brendshëm dhe e dyta që vitin e kaluar rreziqe operacionale u evidentuan 313, të cilat i kanosen pikërisht këtij institucioni.

Standardet e auditit

BSH pranon se në vijim të vlerësimit të jashtëm të cilësisë së aktivitetit të Auditimit të Brendshëm (External Quality Assesment), realizuar nga Banka Qendrore e Holandës në maj të vitit 2015, Departamenti i Kontrollit, në fund të vitit 2017, ka realizuar angazhimin e vetëvlerësimit të cilësisë së Auditimit të Brendshëm (Internal Quality Assesment). Situata në fund të vitit 2018, lidhur me rekomandimet e vlerësuesve të Jashtëm (EQA) realizuar nga Banka Qendrore e Holandës dhe rezultatet e angazhimit të vetëvlerësimit të auditimit të brendshëm tregojnë se 12.5% e standardeve (13 standarde) nuk janë plotësisht të zbatuara në përputhje me praktikat më të mira të parashikuara nga IPPF e Institutit Ndërkombëtar të Audituesve të Brendshëm dhe janë në planet e veprimit të Departamentit për t’u realizuar.

Rreziku operacionl

Administrimi i Rrezikut Operacional është një nga funksionet më të reja në Bankën e Shqipërisë. Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë filloi projektin për ngritjen e këtij funksioni, bazuar në standardet ndërkombëtare të Administrimit të Rrezikut, si dhe në praktikat më të mira të bankave qendrore. Në vitin 2016 u finalizua krijimi i funksionit të administrimit të rrezikut operacional në Bankën e Shqipërisë. Objektivi kryesor i Administrimit të Rrezikut Operacional është: të miradministrojë pasiguritë dhe rreziqet e mundshme që shoqërojnë veprimtarinë e Bankës; të informojë në çdo kohë Administratorët; të ndihmojë procesin e vendimmarrjes mbi rreziqet që mund të pengojnë arritjen e objektivave të Bankës së Shqipërisë, apo të kenë ndikime negative financiare dhe/ose reputacionale. Në vitin 2018, Njësia e Administrimit të Rrezikut Operacional ka vazhduar rishikimin dhe monitorimin e rreziqeve të identifikuara me njësitë e BSH. Njësia ARO zhvilloi takime me të gjitha njësitë, për të rishikuar databazën e rreziqeve operacionale. Kjo fazë është mbështetur edhe në të dhënat e databazës më të fundit të rreziqeve operacionale të dërguara nga IORËG. Në përfundim, Databaza e Rrezikut Operacional ka evidentuar në total 313 rreziqe operacionale, nga të cilat 304 janë rreziqe specifike dhe 9 rreziqe me natyrë gjithëpërfshirëse. Gjatë vitit 2018, përparësi i është dhënë evidentimit dhe monitorimit periodik të ngjarjeve/rreziqeve të kategorizuara si “mashtrim” (fraud) për të gjitha proceset e Bankës, bazuar në praktikat e evidentuara nga bankat qendrore (IORËG - International Operational Risk Working Group). Për të gjitha njësitë organizative të bankës janë evidentuar 34 rreziqe të klasifikuara në kategorinë “FRAUD” (mashtrim).

Bashkëpunimi

BBSH raporton ndërkohë se bashkëpunimi mes njësisë ARO dhe Departamentit të Kontrollit është i vazhdueshëm. Njësia vë në dispozicion të grupeve të auditimit (inspektorëve të kontrollit) listën e rreziqeve operacionale që janë identifikuar dhe raportuar nga departamentet e Bankës periodikisht dhe monitorohen nga ARO. Ndërkohë, në përfundim të çdo angazhimi, Departamenti i Kontrollit vë në dispozicion të Njësisë ARO raportet e auditimit, vlerësimin e rrezikut të funksionit dhe gjetjeve, dokumentacionin mbi proceset kontrollet-rreziqet e testuara gjatë auditimeve, si dhe çdo informacion tjetër apo incident që mund t’i vlejë procesit të administrimit të rrezikut operacional në vazhdimësi. Gjithashtu, Departamenti i Kontrollit raporton periodikisht rreziqet operacionale që lidhen me vetë funksionin e auditimit të brendshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 08:36

Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha. Qeveria ka dhënë shumë koncesione, ndërsa një pjesë e madhe janë që në kohën e PD. Por cilat janë fitimet e këtyre kompanive.

Postuar: 20/08/2019 - 07:30

Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar nga tenderat plot 18 kompani.

Postuar: 18/08/2019 - 07:48

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë