BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Ekonomia

BSH optimiste për të ardhmen e ekonomisë: Presim rritje të nivelit financiar, problem vijon të mbetet papunësia

BSH optimiste për të ardhmen e ekonomisë: Presim rritje të

Banka e Shqipërisë është shprehur optimiste për të ardhmen ekonomisë. Ditën e djeshme guvernatori Gent Sejko ka qenë i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ku raportoi të dhënat për vitin që lamë pas dhe pritshmëritë e nivelit financiar për 2021. Sipas Sejkos, pjesa më e keqe e krizës ekonomike që solli pandemia ka kaluar dhe tashmë pritet rikuperim brenda viti 2021. Ai vuri në dukje se të dhënat e muajve të fundit të 2020 dhe ato të muajve të parë të 2021 janë mjaft pozitive dhe tregojnë se ekonomia po jep sinjalet e para të ringritjes. Sejko vuri në dukje se për momentin zhvillimin ekonomik e kushtëzon vetëm pasiguria prej pandemisë, por në javët e fundit ajo ka filluar të zbutet dhe kështu i hapet rrugë rikuperimit për çdo sektor të rëndësishëm. “Ekonomia është në rrugën e rimëkëmbjes, pa pasur nevojë për të rritur më shumë stimulin monetar. Të dhënat e fundit janë inkurajuese që ekonomia do të rikthehet në ritmet e rritjes brenda këtij viti. Premisat për rimëkëmbjen e ekonomisë janë pozitive, por sidoqoftë pasiguritë për të ardhmen mbeten ende të larta. Zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten të kushtëzuara nga ecuria e situatës epidemiologjike, por me përfundimin e saj dhe me uljen e pasigurive, aktiviteti ekonomik pritet të vijë në rritje, i mbështetur nga një stimul i konsiderueshëm monetar dhe fiskal, si dhe nga rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik botëror”, u shpreh ai. Sejko theksoi se, ecja në ritme të shpejta e vaksinimit masiv po sjell reduktim të masave kufizuese dhe kjo është mjaft lehtësuese për ekonominë e vendit dhe do të shohim që brenda 6 mujorit do të kemi rritje të nivelit financiar. “Një element që shton optimizmin në këtë drejtim është edhe fillimi i procesit të vaksinimit. Relaksimi i kufizimeve i hapi rrugë një rikuperimi gradual të aktivitetit ekonomik dhe të tregut të punës. Inflacioni mesatar për vitin 2020 rezultoi në nivelin 1.6%”, u shpreh guvernatori.

Punësimi mbetet i ulët

Ndër të tjera Sejko vlerësoi se papunësia e lartë vijon të jetë një fakt tepër shqetësueses. Sipas të dhënave të fundit të BSH, papunësia në vend vijon të jetë më e lartë se nivelet e parakrizës. Guvernatori tregoi se, në tremujorin e fundit të 2020 papunësia arriti në nivelin e 11.9%, niveli më i lartë ky i regjistruar në krahasim me vitet e fundit. Sipas tij, pavarësisht se në tremujorin e tretë pati një rikthim të qytetarëve në vendet e punës, punësimi në vend mbetet ende shumë i ulët, madje më i tkurrur se niveli i vitit 2019. “Tkurrja e punësimit u shoqërua me rritje të shkallës së papunësisë, nga 11.2% në tremujorin e katërt të vitit 2019, në 11.4% dhe 11.9% në dy tremujorët e parë të vitit 2020. Në tremujorin e tretë, shkalla e papunësisë zbriti në 11.6%, por mbeti më e larta se niveli i regjistruar përpara pandemisë. Rritja në shkallën e papunësisë ka qenë e përmbajtur për disa arsye: së pari, rënia e punësimit u kanalizua më së shumti në shtim të personave inaktivë, çka ka sjellë rënie të pjesëmarrjes në forcat e punës”, raportoi Sejko. Guvernatori sqaroi se, kjo tkurrje e lartë e punësimi erdhi për shkak se të gjithë sektorët në vend pësuan goditje në të njëjtën kohë. Ndërsa, theksoi se papunësia u rrit ndjeshëm pasi dy sektorët që japin më shumë kontribut në këtë element, ai i shërbimeve dhe ai i tregtisë, vazhdojnë të jenë të dëmtuar. “Rënia ekonomike pasqyroi kontraktimin e njëkohshëm të thuajse të gjithë përbërësve të kërkesës agregate dhe të të gjithë sektorëve të ekonomisë. Kriza goditi në mënyrë të veçantë flukset tregtare dhe sektorin e shërbimeve, si aktivitetet më të ekspozuara ndaj kufizimeve të vendosura. Nga ana tjetër, rritja e stimulit fiskal kompensoi pjesërisht rënien e konsumit dhe të investimeve private. Rënia ekonomike tkurri të ardhurat fiskale, të cilat, të kombinuara me rritjen e shpenzimeve, sollën rritjen e shpejtë të deficitit fiskal dhe të borxhit publik”, evidentoi ai.