BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Ekonomia

BSH optimiste për të ardhmen e ekonomisë, pritet rritje financiare me 5.3%, ja sektorët ku synohet përmirësim

BSH optimiste për të ardhmen e ekonomisë, pritet rritje

Banka e Shqipërisë vazhdon të jetë optimiste sa i përket ecurisë ekonomike për vitin 2021. Në daljet e saj në muajt e kaluar BSH ka dhënë shifra pozitive që japin shpresë për rikuperimin e vendit. Ndërkohë edhe ditën e djeshme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tregoi se parametrat për rritjen ekonomike janë përmirësuar. Sipas tij, të dhënat e deri më tanishme parashikojnë që ketë vit ekonomia do të rritet me 5.3%, ku herën e fundit ky parashikim fliste për 4.9%. Sejko tha se, ulja e numrit të të infektuarve në javët e fundit jep sinjale pozitive dhe tregon se këtë verë do të kemi turizëm pa kufizime, më shumë investim dhe do të rritet kreditimit i ekonomisë. Sipas tij, këto indikatorë janë kontribuues kryesorë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e të ardhurave për frymë. “Banka e Shqipërisë ka projeksion pozitiv për rritjen ekonomike. Duke parë se rastet e të infektuarve me koronavirus kanë ardhur në ulje dhe nëse vazhdojnë në këtë trajektore rënëse ne parashikojmë që rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 5.3%, që është parashikim më i lartë se parashikimi i mëparshëm që ishte 4.9%. Do të ndikojë në këtë rritje përmirësimi i turizmit, rritja e konsumit, shtimi i investimeve dhe rritja e nivelit të kreditimit”, u shpreh Sejko. Sipas guvernatorit, viti 2021 nisi me gjallërim që në tremujorin e parë. Edhe pse në ritme të ngadalta, sipas tij, vendi ka filluar të marrë vetë madje duke pasur aktivitet ekonomik më të lartë nga se flisnin parashikimet e mëparshme. “Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues. Rritja e aktivitetit ekonomik në muajt e fundit ka qenë më e lartë nga sa ne e prisnim. Kemi pasur edhe rritje të inflacionit në shkurt dhe mars edhe pse është poshtë objektivit tonë. Ne parashikojmë që përthithja e sa më shumë investimeve të huaja dhe besimi i konsumatorëve janë përmirësuar ndjeshëm dhe janë instrumente që do t’i japin shtysë ekonomisë në muajt e ardhshëm”, deklaroi ai.

Ja shqetësimet që mbizotërojnë

Guvernatori u shpreh gjatë fjalës së tij se, pavarësisht gjallërimit të shfaqur në tremujorin e parë rritja ekonomike vijon të jetë e rrethuar nga disa rreziqe që la pas pandemia. Sipas tij, niveli i papunësisë dhe reduktimi i nivelit të pagave vijojnë të mbeten problem kryesor. Sejko vuri në dukje se disa nga indikatorët kryesorë në rritjen ekonomike nuk janë forcuar ende dhe pasojat e krizës ndihen shumë. Për këtë BSH në bashkëpunim me qeverinë duhet të punojnë në përmirësimin e reformave strukturore dhe fiskale, duke theksuar se është shumë e nevojshme rritja e konkurrueshmërisë. “Këshilli Mbikëqyrës vëren se, në stadin aktual rimëkëmbja ekonomike nuk është e plotë dhe faktorët mbështetës të saj nuk janë ende të konsoliduar. Pasojat e pandemisë në ekonomi mbeten të dukshme, në nivelet ende të ulëta të kërkesës agregate, në rënien e punësimit dhe në rritjen e papunësisë. Po ashtu, inflacioni mbetet nën objektivin tonë prej 3%. Në këtë kontekst, Këshilli gjykon se politika monetare duhet të vijojë të mbetet në kahun lehtësues. Stimuli monetar do t’i shërbejë nxitjes së konsumit dhe investimeve, çka do të përkthehet më tej në rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, në linjë me objektivin tonë të inflacionit”, sqaroi guvernatori. Ndër të tjera, Sejko evidentoi ende si rrezik faktin që për vitin 2021, stimuli fiskal ka formën e rritjes së shpenzimeve kapitale, në mbështetje të programit të rindërtimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës. Të dhënat fiskale të tremujorit të parë janë në linjë me këtë ecuri, duke dëshmuar një zgjerim të njëkohshëm si të të ardhurave e shpenzimeve fiskale, ashtu dhe të deficitit buxhetor.