BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Ekonomia

BSH paralajmëron rënien ekonomike më të fortë gjatë dy dekadave të fundit, pritet rritje e ndjeshme e papunësisë dhe ulje e konsumit

BSH paralajmëron rënien ekonomike më të fortë

Ekonomia shqiptare po pëson tkurrjen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo situatë e përkeqësuar ekonomike për shkak të koronavirusit ka bërë bashkë në një mbledhje guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, dhomat e Tregtisë dhe Shoqatën e Bankave. Gjatë mbledhjes, guvernatori Gent Sejko tha se për shkak të pandemisë ekonomia shqiptare do të pësojë goditjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada. Gjithsesi ai shtoi se BSH po përpiqet që instrumentet monetare të mbeten në linja pozitive, duke thënë se shtyrja e kredive për 20 mijë biznese është një ndihmë për ta. Nga ana tjetër ai u kërkoi bizneseve dhe bankave të jenë më vigjilente në përballimin e krizës që po kalon vendi. “Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk e kemi përjetuar dy dekadat e fundit, rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi i likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiar. Stimujt fiskalë dhe monetarë janë instrumente kryesore për të nxitur kërkesën agregate dhe likuiditetin në ekonomi. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para. Kemi hequr kufijtë sasiorë për të marrë hua për likuiditet tek bankat. Deri më tani kanë përfituar 20 mijë biznese nga shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë dhe janë shtyrë mbi 2 mld euro kredi”, tha Sejko. Më tej ai tregoi se cilat janë pikat më të rrezikuara në sistemin bankar, për të cilat banka po punon që të mbahen në standarde të qëndrueshme. Sejko tha se mbajtja e bilanceve pozitive e kapaciteteve të prodhimit është tepër e rëndësishme. “Sfida e 1-përballimi i emergjencës shëndetësore. Sfida e 2 është rishikimi i modelit të biznesit. Sfida 3 - ruajtja e likuiditetit, ku biznesi duhet të tregohet i kujdesshëm në përdorimin e likuiditetit. Sfida 4 - ruajta e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Klientët në vështirësi financiare duhet të mbështeten me likuiditet, dhe klientët më në vështirësi mund të mbështeten me një shtyrje të radhës së ristrukturimit të kredisë. Sfida e 5 - ruajta e stabilitetit monetar të vendit, sektori bankar do i mbështesë bizneset por kërkon bashkëpunimin e biznesit”, tha guvernatori.

Kritikat mbi garancinë sovrane

Ndërsa Sejko tregoi se garancia sovrane po vepron ngadalë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve, dhomat e Tregtisë kanë kundërshtuar duke thënë se kjo taktikë nuk po realizohet siç duhet. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa deklaroi se bankat po ndërveprojnë me burokraci dhe po bëhen pengesë për dhënien e garancisë sovrane. Nga ana tjetër ajo i ka kërkuar BSH që të mendojë për një garanci sovrane të tretë dhe për shtyrje të kredisë deri në një vit. “Bizneset po hezitojnë të përdorin garancinë pasi i druhen sekuestrimit të aksioneve në rast se nuk kanë fuqi paguese. Bankat nuk kanë paguar menjëherë ka pasur burokraci. Jemi në pritje të një pakete të tretë tërësisht për biznesin që të rrisë fuqinë e tyre të likuiditetit. Banka e Shqipërisë të shtyjë më shumë këstet e afateve të kredisë. Banka e Shqipërisë duhet të krijojë mundësinë për bankat e nivelit e dytë për të ristrukturuar kreditë. Kërkojmë shtyrje nga 6 muaj deri në 1 vit, kërkojmë miratimin e dytë të garancisë sovrane, duhet të jetë e pakufizuar dhe të përmbushë nevojat për likuiditet, dhe të ketë tarifë interesi jo më shumë se 0.2%”, tha ajo. Sakaq Muçostepa tha se mospërkrahja e plotë e bizneseve ka bërë që të ardhurat e tyre të reduktohen me 50%, ndërsa thekson se bizneset e sektorit të turizmit janë më të dëmtuarit. “Pasojat e krizës janë të gjithanshme dhe po e ndjejnë të gjitha bizneset. Shqipëria pritet të goditet edhe më shumë për shkak të turizmit. Ndërmarrjet prodhuese kanë mungesë furnizimi nga importi, anulim kontratash dhe asnjë kontratë të re. Deri më tani ka shkuar në 60 mijë numri i vendeve të punës të mbyllura. Të ardhurat e bizneseve raportohet se kanë rënë me 50%”, theksoi ajo.