BREAKING NEWS

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh dorëheqja e papritur në PD

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh
x
BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x

Ekonomia

Bujqësia në rrënim total, ministrja Krifca fonde për luks të shfrenuar me lekët e Buxhetit të vitit 2023

Bujqësia në rrënim total, ministrja Krifca fonde për luks

Qeveria ka dështuar në krijimin e një skeme siguruese në bujqësi që do t’i mbronte fermerët nga katastrofat natyrore. Edhe pse përmbytjet aktuale në vend nuk ishin surprizë, duke qenë se është një fenomen i përsëritshëm, fermerët sërish janë lënë në “qiell të hapur” dhe pa mbrojtje.Duke qenë se kompanitë nuk marrin përsipër sigurimin në bujqësi në ato zona me risk të lartë, një vit më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se do të vihej në jetë një skemë e përbashkët midis qeverisë dhe kompanive private për sigurimin e tokave dhe kulturave bujqësore duke paguar një kosto minimale nga fermerët, në mënyrë që të ishin të mbrojtur në rastet e katastrofave natyrore siç është përmbytja aktuale.Por një vit më pas, fermerët gjenden në të njëjtën situatë, ku mijëra hektarë tokë gjenden nën ujë, prodhimet bujqësore janë dëmtuar dhe  nuk do të kenë mundësi të marrin dëmshpërblim për humbjet e tyre, shkruan “scantv.al”. Kompanitë e sigurimeve kanë kërkuar herë pas here nga qeveria vënien ne jetë të një skeme sigurimi ku ekzekutivi të paguajë një pjesë të primit, duke qenë se për zonat me risk është në vlerë të lartë. Ndërkohë , teksa shumë banesa dhe tokat bujqësore u përmbytën dje si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, situata problematike vijon në disa zona në qarkun e Lezhës.Kështu, vijon të ketë prezencë uji në dhjetëra banesa dhe tokat bujqësore në fushat e Zadrimës dhe Torovicë.Po ashtu, uji në lumin Drin ka rënë me rreth 1 metër, krahasuar me ditën e djeshme.

“Foltorja” akuza Krifcës

Ndërkohë dje “Foltorja” akuzoi qeverinë shqiptare se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndihmuar bujqësinë dhe fermerët që janë duke u përballur me pasojat e motit të keq. Gjok Vuksani, drejtues i Departamentit të Bujqësisë në PD, në një deklaratë për mediat theksoi se në projektbuxhetin e vitit 2023, shpenzimet nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë. “Shqipëria përmbytet sa herë bie një ditë shi, dhe këtë fatkeqësi ciklike nuk duhet t’ia lëmë dorës së Zotit, por dorës së robit në arkën e shtetit dhe në xhepin e çdo shqiptari. Një shembull i kësaj kleptokracie dhe shpërfilljeje totale është edhe vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të përdorur miliona lekë për zyra luksoze, kondicionerë të serisë së fundit, makina etj. Kështu, në projekt-buxhetin e vitit 2023, janë planifikuar shpenzime qe s’kanë asnjë lidhje me bujqësinë dhe fermerët. Jo vetëm kaq, por harrohen dëmet ciklike që i vijnë fermerëve dhe blegtorëve nga përmbytjet në disa zona të vendit, siç e pamë në Shkodër, Lezhe dhe Durrës.Më poshtë një listë harxhimesh që ministria e Bujqësisë nuk ka përtuar të fusë në buxhet për vitin që vjen:1-Blerje pajisjesh kompjuterike dhe zyrash për aparatin e MBZHR-7 milion lek2-Rikonstruksion i sallës së mbledhjeve - 4 milion lek3-Ndërtim godine dhe mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme te AKVMB - 51 milionë lekë4-Ambiente të rikonstruktuara për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. 5-Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për skemat kombëtare AZHBR -187 milionëlekë. 6-Sisteme online për skemat IPARD dhe sisteme të reja - 163 milionë lekë. 6- Blerje kondicionerësh - 1,2 milionë lekë. 7-Blerje 7 automjetesh - 3,3 milion lekë. 8-Pajisje për furnizim energjie te pandërprerë (bateri + inverter) - 9,6 milion lekë”, tha ai.

Dëmi i shkaktuara nga Krifca

Më tej zoti Vuksani tha se të gjitha këto kapin shumën e 466 milion lekëve. Ai theksoi se është stili i kësaj qeverie që shpenzon dhe nuk investon.“Të gjitha këto kapin shumën e 466 milion lekëve. Të gjitha shpenzime, jo investime. Është stili i kësaj qeverie që shpenzon dhe nuk investon, sepse i intereson xhepi i vet dhe jo mbarëvajtja e vendit. Për ato që mund të konsiderohen investime qeveria Rama ka një objektiv me qitje të largët. Sipas skemës qeveritare “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë) me një total prej 300 km do te ndërtohen nga 35% në 39% në vitin 2025”. Pra, vendi do të vazhdojë të përmbytet, sepse i duhen edhe 17 vite me buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndërtohet dhe rehabilitohen të gjitha argjinaturat. Me një qeveri të tillë Shqipëria e ka dhe do ta ketë kryet nën ujë”, tha ai.