BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Ekonomia

Bum ankesash për tenderat, 178 kërkesa vetëm në 4 muaj, kompanitë pretendime për shkelje të procedurave

Bum ankesash për tenderat, 178 kërkesa vetëm në 4 muaj,

Autoritet kontraktore kanë paraqitur një lumë ankesash për tenderat pranë Komisionerit të Prokurimit Publik. Pavarësisht problemeve që po kalon vendi në realizmin e projekteve për shkak të pandemisë nuk kanë munguar as ankesat e shumta për projektet tenderuese. Në raportin vjetor të publikuar nga Komisioneri i Prokurimit Publik evidentohet se vetëm për katër muajt e fundit të 2020 janë bërë 178 ankesa, kryesisht për procedurat e pranimit në garë për tenderat. Numri më i lartë i ankesave është raportuar në muajin dhjetor, ndërsa KPP bën me dije se ka arritur të shqyrtojë 147 deri në 31 dhjetor, nga të cilat vetëm 65 ankesa janë pranuar. Ndërkohë theksohet se, për 7 tendera KPP ka vendosur anulimin e procedurave. “Pranë Komisionit të Prokurimit Publik, gjatë periudhës 17 Tetor 2020 - 31 Dhjetor 2020, janë paraqitur nga operatorët ekonomikë për procedura të prokurimit publik (177), dhe koncesione (1), në total 178 ankesa të reja. Pas shqyrtimit në themel, për këtë periudhë, janë marrë 147 vendime në total. Nga këto 29 vendime janë marrë gjatë muajit tetor, 49 vendime gjatë muajit nëntor dhe 69 vendime gjatë muajit dhjetor. Gjatë shqyrtimit të ankesave si dhe në bazë të vendimeve të marra nga Komisioni i Prokurimit Publik, rezulton se, 89 ankesa nuk janë pranuar, 65 ankesa janë pranuar dhe për 7 ankesa, Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur anulimin e procedurave të prokurimit”, thuhet në raport. Ndërkohë për 3 ankesa operatorët ekonomikë kanë paraqitur kërkesën për t’u tërhequr nga shqyrtimi administrativ dhe rrjedhimisht Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur përfundimin e procedimit administrativ.

Efekti në buxhetin e shtetit

Sigurisht që për ankesat e pranuara KPP ka vendosur që kompanive të cilat bënë ankimimin t’u kthen shumat e humbura në tenderin, që sipas tyre nuk ka qenë i drejtë. Konkretisht vetëm për katër muaj u janë kthyer operatorëve ekonomikë 10 milionë lekë. “Në zbatim të Vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik, sipas të cilëve Komisioni ka vendosur kthimin e tarifës financiare të parapaguar nga ana e operatorëve ekonomikë, bazuar. Gjithashtu në Urdhrat e Brendshëm të nxjerrë nga Kryetari i KPP-së, prej datës 17 tetor 2020 deri më 31.12.2020 janë dërguar për ekzekutim pranë Degës së Thesarit Tiranë urdhër shpenzimet përkatëse për kryerjen e pagesave kundrejt operatorëve ekonomikë dhe janë rimbursuar të ardhurat jo buxhetore të parapaguara, në vlerën totale, prej 10,198,632 lekë, të detajuar sipas muajit tetor, nëntor dhe dhjetor 2020”, thuhet në raport. Gjithashtu, rezultojnë 27 pagesa të mbartura, të shtuara dhe si pasojë e operatorëve të rinj ankimuese, për të cilët institucioni nuk dispononte të dhënat në lidhje me vërtetimin e IBAN dhe nr. llogarie. Pra, tarifat financiare të mbartura, në pritje për likuidim mbasi të dërgohet dokumenti bankar sipas njoftimeve të kryera nga financa e institucionit, janë aktualisht 27 dhe shënojnë një vlerë totale prej 938,525 lekësh.

Katër hetime administrative

Ndër të tjera raporti thekson se, katër çështje janë dërguar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për hetim administrativ të mëtejshëm për procedurat e prokurimit, për disa institucione e më konkretisht: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Bashkia Sarandë dhe Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë. Ndërkaq, për periudhën 3-mujore KPP raporton se janë derdhur garanci për procedura prokurimi, duke gjeneruar për këtë periudhë të ardhura jashtë buxhetore në vlerën totale prej 75.2 milionë lekë.