BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Burokraci dhe vonesa me marrjen e pensioneve, KLSH thirrje ISSH të marrë masa për të mbështetur të moshuarit, ja gjetjet e auditimit

Burokraci dhe vonesa me marrjen e pensioneve, KLSH thirrje ISSH të

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka mbyllur me problematika dhe pakënaqësi veprimtarinë e vitit 2019. Në Buletinin e Auditimeve për periudhën janar-dhjetor 2019 të publikuar së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shtetit tregon se ka konstatuar disa shkelje nga ana e ISSH në 3-vjeçarin e fundit. KLSH vë në dukje se abuzimet e bëra në këtë institucion kanë shkaktuar burokraci dhe vonesa për dhënien e pensioneve tek qytetarët. “Për periudhën nën auditim 2015-2018, ka qenë joeficient dhe joefektiv në ushtrimin e veprimtarisë institucionale. ISSH nuk ka vepruar në mënyrë të koordinuar me institucionet e varësisë dhe marrëdhënia e tyre paraqitet evazive. ISSH nuk ka ofruar një shërbim cilësor kah qytetarëve, duke mos iu vënë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm dhe duke reflektuar vonesa dhe tejkalim afatesh në lidhjen e pensioneve. Procedura e lidhjes së pensionit është burokratike dhe me afate të tejzgjatura dhe të pajustifikuara. DRSSH-të nuk kanë një format për paraqitjen e ankesave nga qytetarët, duke mos marrë në konsideratë të gjitha pretendimet e paraqitura prej tyre”, thuhet në raport. Ndër të tjera KLSH tregon se të gjitha abuzimet e lartpërmendura kanë krijuar rreth 710 milionë lekë mungesë të ardhurash tek ky institucion. Duke përmendur këtu edhe borxhet e krijuara nga debitorët për shkak të mungesës së marrëveshjeve me DPT dhe Postën Shqiptare. “Si pasojë e moskryerjes së analizave kosto/përfitim lidhur me alternativat e mundshme të investimit të fondit rezervë nga KA, ISSH ka të ardhura potencialisht të munguara në vlerën 710 milionë lekë. ISSH nuk ka zbatuar me efektivitet marrëveshjet e bashkëpunimit me DPT-në dhe Postën Shqiptare. Aktualisht, borxhi nga debitorët për kontribute të papaguara është 12 miliardë lekë dhe DPT nuk ka dërguar në ISSH 1,4 milionë listëpagesa”, theksohet në raport. Përmes këtij raporti KLSH i bën thirrje ISSH të krijojë një strategji institucionale dhe plane veprimi, si dhe një rregullore të brendshme në përputhje me strukturën organizative.

Objektiva të paarrira në programin e strehimit

Edhe për këtë çështje Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar objektiva të paarrira. Pas auditimeve të bëra pyetja kryesore që shtrohet është, a kanë qenë efektive programet sociale të strehimit? Nga rezultatet e nxjerra nga KLSH tregohet se nuk është realizuar ende reduktimi i numrit të personave të pa strehë. “Programet e strehimit nuk janë zbatuar plotësisht si politika sociale, duke adresuar vetëm raste individuale, por jo fenomenin social të të pastrehëve. Mungojnë regjistri kombëtar mbi numrin e të pastrehëve dhe investimet në banesa sociale, stoku i të cilave është inekzistent në shumicën e bashkive dhe i pamjaftueshëm në disa të tjera. “Asgjësimi” i strehimit në nivel qendror bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Urban, ka ndikuar negativisht në financimin dhe zbatimin e programeve sociale. Aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar”, thuhet në raport. Sipas KLSH mos realizimi i objektivave ka ardhur si pasojë e mungesës së transparencës nga bashkitë. Në raport tregohet se bashkitë tregohen pasive dhe jo korrekte në evidentimin dhe dekalrimine e individëve të pastrehë për shkak se i druhen numrit të lartë të tyre, për të cilët bashkia nuk ka kapacitetin e duhur t’i mbulojë. “Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social. Ligji “Për strehimin social”, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive. Bashkitë duhet të kenë një qasje proaktive, jo pasive, ndaj strehimit social”, thuhet në raport.