Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buxheti 2019/ Ahmetaj zbulon sa do të rritet ndihma ekonomike

Postuar: 03/12/2018 - 20:05

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se buxheti i vitit 2019 do sjellë ndryshime pozitive dhe në interes të qytetarëve.

Ai tha se për herë të parë ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të jetë në 80 mijë lekë të vjetra. Ahmetaj u ndal edhe tek  taksa progresive, që sipas tij ka dhënë impakt të drejtpërdrejt në ekonomi dhe tek ekonomia e shqiptarëve.

Mes tjerash, ministri tregoi shifra duke akuzuar paraardhësit se në vitin 2012 krijuan një gropë të madhe në ekonominë shqiptare.

“Po i referohemi gjithmonë raportit të Bankës Botërore. Buxheti ashtu si buxhetet e fundit është fokusuar tek politikat sociale. Diçka më shumë se 50 për qind shkon tek paketa sociale, ndërsa nuk duhet të harrojmë një gjë e cila është futja në rimbursimin e shqiptarëve, rreth 6oo mijë shqiptarë me rimbursim.

Do vijojmë të rrisim mbështetjen e përfitimit, për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Rritja e mbështetjes shkon maksimale në 80 mijë lekë të vjetra. Patjetër që është e pamjaftueshme, skema e ndihmës është kalimtare. Mos harroni se dikur në 2012 në vitin e gropës më të thellë të varfërisë kjo shkonte në 60 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:05

 Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë.

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr