Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buxheti 2020, indeksim pensioni 2.5 për qind çdo vit dhe reformim skemës së kontributeve, 1.4 mld lekë për naftëtarët e minatorët

Postuar: 10/11/2019 - 07:57

Zbardhen detaje të tjera nga buxheti i vitit 2020. Qeveria planifikon indeksim të pensioneve në masën 2,5% deri në vitin 2022 dhe rritje të mbështetjes të naftëtarëve dhe minatorëve. Në relacionin shoqëruar projektligjit tregohet se qeveria ka përcaktuar shtim të numrit të personave që do përfitojnë pension, duke e çuar kështu vlerën e shpenzuar për pensione mbi 31 milionë lekë deri në vitin 2022. “Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti. Fondet kontigjencesipas viteve janë: Viti 2020, 2520 milionë lekë; Viti 2021, 2620 milionë lekë; Viti 2022, 3120 milionë lekë. Mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të përfituesve parashikohet të jetë rreth 48,000 përfitues, pra një shtesë neto me rreth 16,000 persona në vit, me një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë”, thuhet në relacion. Shpenzimet për sigurimet shoqërore përfshijnë me rritje edhe skemat për minatorët dhe naftëtarët. Në relacion shpjegohet se do të ketë mbështetje për rreth 792 mijë persona që përfitojnë pension. “Mbulimi i efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë, minatorë, të cilat pas rishikimit parashikohet të sjellin një efekt financiar rreth 1.45 miliardë lekë. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave”, theksohet në relacion. Edhe për numrin e kontribuuesve qeveria parashikon një indeks në rritje, duke treguar këtu një numër të lartë të kontribuuesve në moshë pune. Kjo do të thotë se qeveria parashikon një zbatueshmëri më të madhe të ligjit për derdhjen e kontributeve për punëtorët. “Numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2019. Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë do të jetë mbi 43%. Pjesa e kontributeve do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit”, thuhet në relacion.

Synimet e qeverisë për tre vitet e ardhshme

Në relacion qeveria ka parashtruar të gjitha pritshmëritëkryesore në lidhje me skemën e sigurimeve shoqërore për vitin e ardhshëm deri në vitin 2020. “Përsosja e menaxhimit të skemës së sigurimeve shoqërore, sidomos të mbledhjes së të ardhurave kontributeve si dhe shpërndarjes së drejtë të tyre në formën e përfitimeve. Menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, suplementare dhe programore. Formulimi, miratimi dhe zbatimi i një skeme të re për masën e kontributit dhe ndikimit të saj në masën e pensionit mujor, për personat e vetëpunësuar në bujqësi. Vazhdimi i implementimit të skemës së pensioneve profesionale të profesioneve shumë të vështira. Ndër të tjera qeveria parashikon zhvillim të më tejshëm të infrastrukturës të dokumenteve me qëllim përmirësimin e shërbimeve. “Vendosja e personave të siguruar dhe e përmirësimit të shërbimit ndaj tyre, në qendër të veprimtarisë së tij. Në këtë kontekst, plotësimi i kërkesave të aplikantëve jo më vonë 30 -32 ditë nga data e aplikimit. Përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve, vazhdimi i punës për arkivimin e përqendruar të dokumentacionit për periudhat e sigurimit, skanimin dhe digjitalizimin e tyre si dhe fillimi e zbatimi i pjesshëm i një projekti për digjitalizimin e të dhënave të kontributeve të paguara në periudhën 1994-2011”, thuhet në relacion./Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 10:16

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, për 12 dhjetor 2019.

 

Postuar: 12/12/2019 - 07:16

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin

Postuar: 11/12/2019 - 21:15

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka komentuar faturat financiare të tërmetit të 26 nëntorit.Xhe

Postuar: 11/12/2019 - 08:40

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lar

Postuar: 11/12/2019 - 08:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 11 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 11/12/2019 - 07:14

Bizneset e shohin me skepticizëm projektin për fiskalizimin.

Postuar: 10/12/2019 - 09:24

Më poshtë gjeni kursin zyrtar të këmbimit valutor, datë 10 dhjetor 2019, të publikuar nga Banka e