BREAKING NEWS

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të Tiranës dhe merr plagë të shumta, zbardhet arsyeja

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x

Ekonomia

Buxheti 2023, Braçe kritika ministres Ibrahimaj: Dua letrat mbi tavolinë, nuk flitet pa llogari

Buxheti 2023, Braçe kritika ministres Ibrahimaj: Dua letrat mbi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila dje raportoi në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin. Ai i ka renditur disa kërkesa ministres së Ekonomisë për të mësuar më shumë mbi buxhetin, pasi sipas tij ato mungojë.“Të kemi të shkruar një liste me faktet që ky proces ka sjellë. Bëhet e domosdoshme sepse ju dëgjova të thoni që politikën e re e keni adresuar te biznesi madh. Kështu që do të ishte shumë e rëndësishme të kem atë analizë. Ligji për takimit thatë që është shtrirë për tu trajtuar shumë kohë më parë. Natyrisht jeni mbështetu diku, unë e dua ta di ku jeni mbështetur. Edhe për vitet në vijim është e papranueshme. Dua dokumentet mbi tavolinë”, tha ai. Braçe kërkoi nga ministria që t’i vërë në dispozicion politikën e përjashtimit nga taksat dhe shpenzimet tatimore.“Do të doja të shtoja 3 kërkesa, e para lidhet me përjashtimin nga taksat dhe shpenzimet tatimore. Është kapitulli që për herë të parë është futur ne relacionin për buxhetin. Ky kapitull shpjegon procedurën e llogaritjes së vlerës së përjashtimit të tyre nga taksat në raport me PBB. Unë dua një llogari të ndikimit të këtyre përjashtimeve ne raport me GDP, dua që këto llogari ta kemi të ndarë sipas kategorive. Sa përfiton turizmi, ndërtimi, sa përfitojnë shërbimet dhe në fund sa përfiton bujqësia. Dua të më vini në dispozicion këtë politikë të përjashtimit. Së dyti, jemi në një moment që kemi kaluar nën masat e reja të procesit të fiskalizimit. Unë besoj që është e domosdoshme një analizë mbi procesin e fiskalizimit. Pra të kemi një dokument që analizon shtrirjen e procesit të fiskalizimit jo vetëm në territor, por edhe efektet që ky proces ka sjellë në arkëtimet e tatimeve dhe taksave. Ju dëgjova të thoni që politikën e re të gjobave për qarkullimin e mallit pa faturë e keni adresuar tek biznesi i madh. Ndërkohë presioni i biznesit të vogël për të mos marrë mall pa faturë është rritur jashtë mase. Pra do të ishte e rëndësishme që argumenti i gjobave tek biznesi i madh të vijë në referencë edhe të procesit të fiskalizimit”, tha Braçe.

Më të lexuarat