Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buxheti faktik, institucionet fshehin korrupsionin dhe abuzimet, shkelje të shumta me tenderat

Postuar: 15/09/2019 - 07:51

Qeveria ka çuar në Kuvend buxhetin faktik të vitit 2018, ku paraqitet një situatë e qartë e procesit të auditimit të institucioneve shtetërore. Në raportin vjetor mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme, vihet re që institucionet shtetërore nuk i deklarojnë të gjitha shkeljet dhe abuzimet me tenderat. Audituesit e brendshëm konstatuan se ka pasur abuzime të shumta sa i takon investimeve dhe koncesioneve në administratat publike. “Audituesit e brendshëm gjatë angazhimeve kanë vlerësuar me risk të lartë sistemin e prokurimeve, blerjeve dhe investimeve, sistemin e administrimit të aseteve, sistemin e koncesioneve, ankandeve dhe administrimit të pronës dhe sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit”, thuhet në raport. Sipas të dhënave të buxhetit faktik, vihet në dukje se 20 institucione janë konstatuar me shkelje dhe që kanë nevojë për investigim më të specializuar nga ana e Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, prokuroritë e rretheve përkatëse, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor. Pas konstatimit të shkeljeve, në raport theksohet se njësitë e auditimit të brendshëm do të duhet të monitorojnë në ditët në vazhdim të gjitha institucionet për të parë se sa do i zbatojnë rekomandimet e dhëna. Por një tjetër problem që u konstatua në raportin e buxhetit faktik ishte mungesa e të dhënave konkrete mbi rastet e shkeljeve të rasteve të korrupsionit dhe mashtrimit. Kjo ka bërë që institucionet shtetërore të kenë një performancë të ulët. Por nga auditimi i kryer, vihet re një dëm i madh në buxhetin e shtetit, i cili shkon në masën e 4.332 milionë lekëve. Sipas sistemit të prokurimeve publike, është evidentuar nga audituesit si vlera më e madhe e gjetjeve për shkeljet që janë konstatuar. Në buxhetin faktik të 2017 dëmi ekonomik ka qenë në nivele më të ulëta. “Gjetje me dëm ekonomik llogariten në masën 4.332,5 milionë lekë, por krahasuar me vitin e mëparshëm është në nivel më të ulët (7.848,5 milionë lekë viti 2017). Në sistemin e prokurimeve publike është evidentuar nga audituesit vlera më e madhe e gjetjeve për shkeljet e konstatuara”, thuhet në raport.

Rritja e kapaciteteve

Në raportin e buxhetit faktik që është dorëzuar në Kuvend, theksohet se për të rritur më tej kapacitetet e administratës publike janë trajnuar rreth 140 personave përmes seminareve të ndryshme. Po ashtu, për të njëjtin qëllim trajnim profesional që janë organizuar nga Ministria e Financave kanë ndjekur edhe 320 auditues të brendshëm të certifikuar në detyrë. Por shkak për mosarritjen e objektivave nga ana e institucioneve shtetërore është bërë mungesa e theksuar e e koordinimit dhe komunikimit mes institucioneve eprore me njësitë që janë nën varësinë e tyre. “Në vitin 2018, janë trajnuar 140 persona, nëpërmjet trajnimeve apo seminareve të organizuar në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit të administratës publike, mbi rolin dhe rëndësinë e zbatimit të MFK-së. Gjithashtu, 320 auditues të brendshëm të certifikuar në detyrë kanë ndjekur trajnimin e vijueshëm profesional, të organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ose e shprehur në përqindje 100% e audituesve të brendshëm që e kanë këtë detyrim ligjor. Tematikat e trajtuara në këtë program trajnimi lidhur me kontrollin e brendshëm kanë ndikuar pozitivisht në fokusimin e auditimeve për vlerësimin e këtyre sistemeve në njësitë publike”, thuhet në raport. Pikërisht për të përmirësuar këtë gjë, do të duhet që të kryhen trajnime të përbashkëta midis këtyre njësive publike, në mënyrë që të sigurohet një informacion sa më i saktë dhe gjithëpërfshirës. Në raport, theksohet edhe rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve vendase me ato ndërkombëtare, në mënyrë që të zhvillohet sa më mirë kapacitetet profesionale të audituesve të brendshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:28

Kryeministri Edi Rama ka premtuar t’u japëzgjidhje problemeve që po hasin të moshuarit me pensionet.

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.