BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Ekonomia

Buxheti faktik, ulet koha e caktimit të pensioneve, largimet e padrejta nga puna shkaktojnë 90 mln dollarë dëme

Buxheti faktik, ulet koha e caktimit të pensioneve, largimet e padrejta nga

Qeveria ka ulur kohën e caktimit të pensioneve. Në vitet e fundit ka pasur disa mospëlqime nga pensionistët për skemën dhe mënyrën se si procedohet për daljen në pension dhe përcaktimin e tij. Më së shumti nuk vlerësohej kohëzgjatja e procedurave. Ditën e djeshme ka shkuar në Kuvend buxheti faktit i 2019, ku paraqiten arritjet buxhetore për 12 muaj. Kështu, në raportin shoqërues të projektligjit faktik thuhet, se gjatë vitit që lamë pas janë bërë disa ndryshime sa i përket pensioneve. Konkretisht, nëse në 2018 duheshin gati 25 ditë për t’u përcaktuar pensioni në 2019 ky proces është shkurtuar me dy ditë, ku tashmë do duhen vetëm 23 ditë për konfirmim nga data e aplikimit që ka bërë pensionisti. Sakaq bëhet me dije se gjatë 2019 edhe transfertat e parave në llogaritë familjare kanë pasur përmirësime. Sipas të dhënave të raportit, gjatë vitit 2019 vlera e përfitimit nga pensionistët është rritur me 5,704 milionë lekë. “Koha e caktimit të pensioneve është ulur nga 24.3 ditë që ishte në vitin 2018, në 23 ditë në vitin 2019. Përfitimet e pensionistëve, pra transfertat në buxhetet familjare nga fondet e sigurimeve shoqërore arritën në 128,945 milionë lekë në vitin 2019 kundrejt 123, 241 milionë lekë në vitin 2018, që rezulton një rritje prej 4.6% nga viti paraardhës”, thuhet në raport. Një tjetër ndryshim që ka shpëtuar skemën e pensioneve nga problematika financiare është një rritje e lehtë e kontributeve gjatë 2019. Në raport tregohet se brenda një viti numri i atyre që derdhin kontribute është rritur me 39%, ku dominojnë më tepër kontribuuesit në qytet. “Në vitin 2019 numri i kontribuuesve total arriti 781 928 persona. Kundrejt vitit 2013, i cili është përcaktuar si vit bazë i reformës së pensioneve të vitit 2014, numri i kontribuuesve është rritur me 220 759 persona ose 39% më shumë. Evidentohet një rritje e ndjeshme e numrit fizik të personave të siguruar në skemën e qytetit. Në vitin 2019, numri i kontribuuesve në qytet arriti në rreth 660 280 persona kundrejt 654, 267 persona që ishte në vitin 2018, me një rritje prej 6 013 kontribuues se një vit më parë”, theksohet në raport.

Kostot e shkarkimeve të padrejta nga puna

Një pjesë e madhe e enteve publike vijojnë të abuzojnë me punonjësit. Jo në pak raste ka ndodhur që punonjësit të shkarkohen në mënyrë të padrejtë. Në këto raste ankimimet nga këta të fundit kanë bërë që vendimet gjyqësore në favor të tyre t’i kushtojnë buxhetit të shtetit. Konkretisht në raportin e buxhetit faktik tregohet se brenda një viti janë mbledhur si detyrime të prapambetura plot 3,4 milionë lekë vetëm për këtë shkak. “Vendimet gjyqësore administrative të formës së prerë kanë kryesisht në sfond largimet e padrejta nga puna të ish-punonjësve të cilat në çdo rast implikojnë kosto buxhetore të paparashikuara. Këto detyrime monitorohen dhe raportohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të monitorimit të përgjithshëm të detyrimeve të prapambetura. Për vitin 2019 detyrimet e prapambetura për vendime gjyqësore rezultuan në rreth 3.4 miliardë lekë ose rreth 42 për qind e stokut total të detyrimeve të prapambetura qendrore”, thuhet në raport. Ndër të tjera evidentohet se në pjesë e parë të këtij viti, kjo faturë është rritur në 40 milionë dollarë edhe gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa në të dhënat e 5 viteve të fundit, rezulton se thesari ka paguar në vitet 2016, 2017 dhe 2018 nga llogaria shpenzime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largimet nga puna 50 milionë dollarë fatura, ku nëse i shtohen edhe 40 milionë dollarë të tjera detyrime, shpenzimet e taksapaguesve për këto vendime arrijnë në 90 milionë dollarë për 5 vite.

Më të lexuarat