BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Ekonomia

Buxheti i ri, 177 milionë euro do të shkojnë për koncesionet, rriten shpenzimet për investimet në rrugë, ja fondet për shëndetësinë

Buxheti i ri, 177 milionë euro do të shkojnë për

Vitin që vjen qeveria do të paguajë 177 milionë euro vetëm për koncesionet. Nëse në vitet e shkuara qeveria kritikohej se jepte vlera shumë të larta fondesh për koncesionet në shëndetësi, këtë vit që investimi në këtë sektor është më i nevojshëm buxheti sërish ka devijuar në kahun e kundërt të nevojave dhe i ka kushtuar më tepër rëndësi ndërtimit të rrugëve. Sipas të dhënave të projektbuxhetit krahasuar me ato të vitit aktual vihet re se, Ministria e Infrastrukturës do të marrë 4.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit dhe në total buxheti i saj për 2021 arrin në 49.3 miliardë lekë. Fokusi i këtyre fondeve do të jetë tek projektet e reja në infrastrukturë dhe energjinë elektrike. Më pas renditet Ministria e Shëndetësisë, e cila historikisht ka pasur buxhet të madh, por këtë vit i janë shtuar vetëm 2.3 miliardë lekë, shumë më pak se për ndërtime rrugësh. Sakaq në të 14 koncesionet që do të jenë aktive për vitin 2021 fondin më të lartë e merr koncesionari për ndërtimin e “Rruga e Arbrit”. Gjithashtu, në vitin e ardhshëm do vijojë të vjelë fonde nga buxheti i shtetit edhe koncesionari për aksin Milot-Balldren dhe ai Orikum-Dukat, dy lote mjaft të diskutuara dhe të debatuara mes opozitës dhe qeverisë edhe në hartimin e buxhetit 2020. “Për kontratën e ndërtimit dhe operimit të rrugës së Arbrit janë akorduar afro 4.1 miliardë lekë. Në vitin 2021 parashikohet që të fillojnë punimet edhe për dy projekte të reja koncensionare në fushën e infrastrukturës, që u shtynë këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Rruga Milot-Balldren pritet që të marrë 65 milionë lekë pagesa, ndërsa rruga Orikum-Dukat me 394 milionë lekë. Shërbimi i skanimit në dogana pritet të marrë 1.58 mld lekë, nga 1.14 mld lekë vitin e mëparshëm”, thuhet në raport.

Shpenzimet për shëndetësinë

 Në buxhetin 2021 theksohet se fondi për shëndetësinë arrin në 67.7 miliardë lekë

nga 65.3 miliardë lekë që ishte parashikuar, gjithsesi një rritje e papërfillshme përballë nevojave që kemi sot. Këto para duhet të shkojnë tek rritja e kapaciteteve spitalore, rikonstruksione qendrash shëndetësore dhe vëmendje e shtuar tek nevojat e pandemisë, por shuma më e madhe e fondeve për katër koncesionet, si check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i laboratorëve. Nga këta peshën më të lartë e merr sterilizimi dhe më pas dializa, sigurisht që këto shërbime janë të nevojshme, por nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit. “Katër koncesionet e shëndetësisë, check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i fundit i laboratorëve, pritet të marrin gjithsej 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro. Koncesioni për sterilizimin, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë lekë pagesa për 2021. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 milionë dhe 779 milionë lekë”, thuhet në projektbuxhet. Gjithsesi edhe pse pa shifra të papërcaktuara në 2021 do të shpenzohet për marrjen e masave efektive dhe ruajtjen e vazhdimësisë së shërbimeve spitalore, ofrimin e shërbimeve bazuar në protokollet mjekësore COVID-19. Në kuadër të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatave të krijuara nga COVID-19 dhe uljen e përhapjes së infeksionit do të garantohet furnizimi i pandërprerë i stafit mjekësor me të gjitha mjetet mbrojtëse personale të nevojshme.