BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Buxheti i ri, parashikohen vende të reja pune në 2021, skemë e re për familjet me ndihmë ekonomike

Buxheti i ri, parashikohen vende të reja pune në 2021, skemë e re

Rritja e vendeve të punës është një nga prioritet e qeverisë për vitin 2021. Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm të hartuar nga Ministria e Financave tregohet se, në vitin 2021 do përfitojnë nga skema e punësimit mbi 6000 qytetarë që regjistrohen si punëkërkues. Duke qenë se nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia humbën vendet e punës me mijëra qytetarë, sidomos grupmoshat e reja qeveria ka menduar që fokusi i skemës së punësimit të jenë të sapodiplomuarit nga shkollat profesionale. Sipas parashikimeve të ministrisë, në 2021 numri i të punuarve që dalin nga shkollat profesionale do të rritet me 4%, ku po në këtë trend rritës do të vazhdojë edhe për tre vitet në vijim. “Nga skemat e nxitjes së punësimit për vitin 2021 do të përfitojnë 6000 punëkërkues të papunë. Kështu një nga objektivat kryesore për vitin 2021 në skemën e punësimit është rritja e numrit të të punësuarve pas diplomimit në shkollat e mesme profesionale në 46% të totalit që mbarojnë studimet në vitin 2023, krahasuar me 42% në vitin 2020. Ku çdo vit do të ketë një rritje të konsiderueshme në bazë të planit afatmesëm 2021-2023”, thuhet në projektbuxhet. Sakaq në analizimin e të dhënave të bëra publike evidentohet se në fondin prej 46 miliardë lekësh të akorduar për shpenzimet e qeverisjes qendrore, pjesa më e madhe e tyre do të shkojë për përforcimin e skemës së punësimit dhe ndihmës ekonomike për të papunët. “Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2021 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 45.89 miliardë lekë ose rreth 2.7% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si skema e fermerëve, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik”, theksohet në dokument.

Risitë në skemën e ndihmës ekonomike

Ashtu siç është folur shumë herë nga ministrja e Financave, në vitin 2021 qeveria do të implementojë disa ndryshime në skemën e ndihmës ekonomike. Në projektbuxhet thuhet se në vitin që vjen pjesëtarët e familjeve të varfra që janë të aftë për punë do të integrohen në tregun e punës përmes skemës që bashkia përkatëse do të lidhë me ndërmarrjet në vend. Jo vetëm kaq do mund të punësohen edhe ata persona të cilët janë me aftësi të kufizuara, por që janë të aftë për punë të tjera të lehta. Me këtë skemë të re qeveria synon që në tre vitet në vijim të reduktohen nga skema e ndihmës ekonomike të rinjtë e familjeve të varfra dhe të integrohen në tregun e punës. “Mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale synohet që në periudhën 2021-2023, të realizohet duke punësuar 250 persona në vitin 2021, 300 persona në vitin 2022 dhe 350 persona në vitin 2023. Gjithashtu, krijimi i fondit social synon mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore për ofrimin e 20 shërbimeve të reja sociale territoriale për grupet në nevojë dhe mbështetjen e familjeve të NE me paketa sociale shëndetësore”, parashikon qeveria për 2021. Gjithsesi duke shmangur burokracinë në institucionet përgjegjëse për dhënien e kempit të kategorive në nevojë, qeveria garanton se në planin afatmesëm 2021-2023 do të marrin pension edhe ata persona me aftësi ndryshe që nuk kanë mundur të përfitojnë deri më sot, duke e cuar në 172 numrin e tyre në 2021. “Në fushën e mbrojtjes sociale synohet me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tre shtyllat kryesore të tij. Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 66 mijë përfitues në vit përgjatë periudhën 2021-2023. Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre parashikohet të shkojë nga 172.4 mijë në vitin 2021 në 174 mijë në vitin 2023”, thuhet në dokument.