Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buxheti i ri, qeveria paralajmëron shpërblim në fund të vitit për pensionistët, ja skema që do të ndiqet për të përndjekurit politikë

Postuar: 15/11/2019 - 07:22

Qeveria po jep sinjale se dhe këtë vit pritet të ketë shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit. Që në ditët e para të prezantimit të projektbuxhetit 2020 Komisioni i Ekonomisë evidentoi mungesën e një fondi të caktuar nga Ministria e Financave për bonuset e fundvitit. Gjatë gjithë kësaj kohe kjo çështje ka shkaktuar shumë debate, por ditën e djeshme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ka reaguar drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi. Ajo deklaroi se përcaktimi i bonusit nuk mund të bëhet në fillimet e hartimit të buxhetit, por në vijim do të krijohen hapësira që pensionistët të shpërblehen edhe këtë vit ashtu siç tashmë është bërë traditë. “Ky është një vendim që merret në bazë të ecurisë së të ardhurave dhe jo duke parashikuar fonde në fillim të vitit. Po shikojmë të gjitha hapësirat dhe nëse do të ketë hapësira do të vijmë në Parlament me anë të një akti normativ”, u shpreh ajo. Në përgjigje të njërës nga pyetjeve të drejtuara nga opozita, ajo shpjegoi se qeveria do të vazhdojë me një indeksim të pensionistëve çdo vit, duke përcaktuar një fond të konsiderueshëm për këtë politikë.“Në bazë të reformës së pensioneve të miratuar në vitin 2015, tashmë është detyrim i përvitshëm t’i indeksojmë me indeksin e çmimeve të shportës pensionet. Për këtë qëllim, në buxhet për vitin 2020 kemi parashikuar një fond prej 2 miliardë e 520 milionë lekësh”, tha Mimoza Dhëmbi. Në vazhdim të përgjigjeve për pyetjet e bëra foli ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila sqaroi se si do procedohet për shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. “Në shpjegim për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë sqaroj se këstet e para kanë filluar të jepen, për ata të cilët jetojnë ende. Më vonë përcaktohet fondi dhe ndarja në këste për trashëgimtarët e atyre të cilët nuk janë gjallë. Akoma nuk mund të përcaktojmë afatin se kur do të përfundojë kompensimi i plotë për këtë kategori, por pritshmëritë janë që në tre vitet ardhshme të gjithë përfituesit të dëmshpërblehen”, tha Denaj.

Ulja e taksës së banesave

Më tej ministrja, sëbashku me një konfirmim të Arben Ahmetajt, foli për përgatitjen e një amendamenti të ri, i cili do të dërgohet në Kuvend menjëherë pas diskutimit me qeverinë. Sipas këtij amendamenti do realizohet vlerësimi për 40 mijë pasuri, për të cilat është parashikuar një fond shtesë në buxhet prej rreth 4 miliardë lekësh. Teksa ministrja propozoi që taksa e rivlerësimit të jetë 3%, shpjegoi ndërkohë se si do të përfitojnë qytetarët nga kjo masë. Sipas legjislacionit tatimor, shitja e një prone të patundshme në Shqipëri, qoftë kjo banesë apo tokë, i nënshtrohet taksës 15 për qind, e cila llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes. Por ligji i ri që hyn në fuqi në një janar i jep të drejtën këtij individi, që ta rivlerësojë banesën me çmim tregu duke paguar jo 15%, por vetëm 3 për qind. Në bazë të këtij propozimi rivlerësimi do të lejohet si për banesat ashtu edhe për trojet.Në komision u diskutua edhe për detajet në lidhje me eurobondin e që pritet të merret në maj të 2020. “Kemi nisur punën për të marrë eurobondin e ri, mendojmë të dalim në muajin maj 2020 të dalim në treg për marrjen e një eurobondi të ri. Efekt pozitiv do të sjell edhe fiskalizimi në nivelin e 9.5% ose 2 miliardë lekë më shumë në buxhet”, tha Denaj. Për këtë çështje reagoi Ahmetaj, sipas tij detyrimet e prapambetura do detyrojnë ministrinë që të marrë rreth 6,5 mld lekë borxh dhe ky mund të ndikojë negativisht në ekonomi. “Planifikimi i vitit të ardhshëm flet për riparimin e 83 miliardë lekë për detyrimet. Ndërkohë me këtë nivel që do të paguani ju duhet të merrni rreth 62 deri në 65 miliardë lekë eurobond apo borxh të ri në tregjet ndërkombëtare. A nuk cënohen interesat e brendshme tonat”, tha ai.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:09

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar ndryshim në ligjin për rivlerësimin e banesave.

Postuar: 07/12/2019 - 07:24

Realizimi i plotë i procesit të fiskalizimit është tashmë një nga prioritetet e qeverisë për muaj

Postuar: 05/12/2019 - 07:27

Qeveria ka vënë në zbatim planin për të ulur numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Postuar: 05/12/2019 - 07:26

Kohët e fundit disa bashki në vend po investojnë për rikonstruksion të impianteve të ujit, nga an

Postuar: 04/12/2019 - 09:00

Zbardhet lista e katërt me emrat e naftëtarëve minatorëve dhe metalurgëve që do të përfitojnë pen

Postuar: 03/12/2019 - 07:16

Pas diskutimeve dhe kritikave të shumta është miratuar dje projektligji për fiskalizimin.