BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Buxheti në rritje, Kuvendi porosi qeverisë: Doganat dhe Tatimet të rrisin performancën, të menaxhohen me kujdes koncesionet

Buxheti në rritje, Kuvendi porosi qeverisë: Doganat dhe Tatimet

Kuvendi i kërkon qeverisë të tregojë kujdes me shpenzimet dhe të ardhurat në vitin që vjen. Qeveria ka hartuar një projektbuxhet pozitiv dhe në rritje për vitin 2021, për të filluar kështu rimëkëmbjen ekonomike pas goditjeve që morëm nga fatkeqësitë natyrore, sidomos pandemia që është ende nëpër këmbë. Kuvendi e ka vlerësuar këtë projektbuxhet, por nga ana tjetër ka nisur një sërë rekomandimesh për qeverinë, të cilat duhen mbajtur parasysh që viti 2021 të rezultojë i suksesshëm. Në raportin e publikuar nga Komisioni i Ekonomisë u tërhiqet vëmendje Tatimeve dhe Doganave. Konkretisht të dy institucioneve u kërkohet të kenë kujdes me sistemin e të ardhurave. Sipas raportit, është e nevojshme që këta dy zëra të rrisin transparencën dhe të eliminojnë evazionin fiskal, pasi vetëm në këtë mënyrë do mund të mbledhin të ardhurat që u nevojiten. Pasi në vitet e shkuara Tatimet dhe Doganat kanë krijuar boshllëqe në buxhetin e shtetit. “Rritja e të ardhurave të buxhetit me ritëm shumë të lartë kërkon nga administratat tatimore e doganore që të rrisin më shumë përpjekjet për administrimin me cilësi të tyre. Veçanërisht, duhet të rriten përpjekjet për të ndërtuar një sistem më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor, i cili nxit rritjen e të ardhurave. Gjithashtu, më shumë përpjekje duhet të bëhen për të reduktuar evazionin fiskal dhe informalitetin që ekziston në këtë sektor. Përgatitja e një strategjie afatmesme për të ardhurat duhet të jetë një tjetër objektiv, pasi do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit tatimor dhe rritjen e të ardhurave të buxhetit”, thuhet në raport. Ndër të tjera në raport rekomandohet që, kryerja e shpenzimeve në afat e me cilësi duhet të jetë një ndër objektivat kryesore të çdo institucioni buxhetor. Për kryerjen me cilësi të shpenzimeve, prioritet duhet t’u jepet sektorëve strategjikë, që sjellin zhvillim më të madh në ekonomi. Për të siguruar kështu stimujt e parë që nxitin rritjen ekonomike dhe uljen e detyrimeve të prapambetura nga këto institucione.

Thirrje për monitorimin e PPP

Ulja e borxhit publik është një nga synimet kryesore që qeveria pret të arrijë përmes buxhetit 2021. Edhe për Kuvendin kjo është një pikë e rëndësishme për të shpëtuar ekonominë nga një recesion më i thellë, por për këtë duhen futur nën kontroll koncesionet. Në raportin e publikuar në Kuvend i kërkohet qeverisë që të tregohet e kujdesshme me kontrata e reja që do të lidhë me projektet Partneritet Publik Privat. Sakaq i kërkohet Ministrisë së Financave që të rrisë monitorimin ndaj PPP-ve dhe të kërkojë më shumë transparencë në nënshkrimin e kontratave. “Menaxhimi me kujdes i risqeve fiskale është një detyrim tjetër i rëndësishëm. Në këtë kuadër, duhet të përmirësohet menaxhimi i risqeve nga PPP-të. Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të rrisë kapacitetet monitoruese dhe të raportojë me transparencë për këtë çështje. Gjithashtu, më shumë përpjekje duhet të bëhen për përmirësimin e ecurisë së ndërmarrjeve shtetërore të sektorit të energjisë elektrike, të cilat mbartin risqe të vazhdueshme fiskale”, thuhet në raport. Për të vënë edhe njëherë theksin në pikat që i kanosin risqe buxhetit raporti rekomandon që menaxhimi i investimeve publike të përmirësohet më tej. Gjithashtu, përzgjedhja e projekteve duhet të mbështetet në një proces rigoroz vlerësimi dhe përcaktimi të prioriteteve. Ky proces duhet të jetë i unifikuar për të gjitha investimet publike, përfshirë Partneritetet Publike-Private. Sipas raportit, në mënyrë që ndërmarrjet e dëmtuara të fillojnë të ringrihen duhet me patjetër që të jetë në prioritet përmirësimi i klimës së biznesit, për faktin se ai është kontribuuesi më i madh në buxhet, por edhe përfituesi më i madh nga politikat fiskale dhe buxhetore.

Më të lexuarat