Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buxheti shkakton debate në Kuvend, Ahmetaj kritika për nivelin e rritjes së ekonomisë dhe investimeve, kërkon fond për pensionistët

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë. Ministrja e Financave, Anila Denja, raportoi dje në komision për buxhetin e ri, por në mungesë të opozitës oponencën e ka bërë kreu i komisionit, Arben Ahmetaj. Ministrja Denaj vuri theksin tek investimet për sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë, për të cilin tha se do të përfitojnë 2,75 miliardë lekë më shumë në 2020. Ministrja përmendi si prioritet kryesor uljen e papunësisë. “Në arsim 3.3 miliardë lek më shumë. Në 2020 tekstet shkollore do të jepen falas për 250 mijë nxënës. Investim në arsim dy herë më tepër se një vit më parë. Sektori i dytë prioritar është ai i shëndetësisë, për të cilin parashikohen 2.75 miliardëlekë më shumë. Rikonstruksion 350 milionëlekë të qendrave shëndetësore. Rikonstruktimin e 120 qendrave shëndetësore, rimbursim ilaçesh për më shumë se 1000 pacientë. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune, duke ulur kështu papunësinë në 11%. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha Denaj.

Reagon Ahmetaj

Menjëherë pasi përfundoi fjalën e saj ministrja, reagoi ashpër kryetari i komisionit. Ahmetaj ju drejtua me një sërë kritikash Ministrisë së Financave duke thënë se niveli i investimeve i përcaktuar në projektbuxhet është tepër i ulët dhe ndikon negativisht në rritjen ekonomike. “Investimet publike janë reduktuar nga 4.8% në 2018 në 4.7% në 2019. Është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm.Kërkojmë më tepër investim në infrastrukturë dhe në disa akse të rëndësishme rrugore. Rritja e të ardhurave me vetëm 5,2% është një shifër tepër e ulët në krahisim me pritshmëritë, të rishikohet kjo pikë gjithashtu. Rritja e shpenzimeve publike me vetëm mld lekë nuk është një shifër e pranueshme. Sipas të dhënave që disponojmë në sektorin jo-bujqësor janë vakante vetëm 5 mijë vende punë, përse nuk ka rritje pagash, kërkojmë një arsyetim nga ministria për këtë”, tha Ahmetaj. Teksa evidentoi pikat ku çalon buxheti 2020, Arben Ahmetaj i kërkoi ministrisë të mbajëtë pandryshuar rritjen ekonomike me 3,5%. “Të gjithë treguesit e lartpërmendur ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike. Qeveria duhet të realizojënjë rritje ekonomike me 5% pjesën e mbetur të viti 2019 në mënyrë që të arrihen pritshmëritëpër një rritje ekonomike me 3 deri në 3,5 % në fund të viti 2019, për të realizuar kështu një rritje me 4,1% për vitin 2020. Në të kundërt duhet të pranojmë parashikimin e Bankës Botërore me 2,9%”, tha ai.

Programi për pensionistët dhe akset rrugore

Më tej kreu i komisionit i ka kërkuar qeverisë që të paraqesënjë program më të qartë për sa i përket paketave për ndihmat sociale dhe bonuset e pensionistëve. “Shikoj se në projekt buxhet janë parashikuar vetëm 2 mld lekë për bonuset e lindjeve të bebeve, një fond shumë i ulët për kompensimin e ish-pronarëve dhe asgjë për bonusin e pensionistëve. Duam një program të qartë për këtë nëqoftëse do të ketë”, theksoi ai. Ahmetaj ju drejtua i revoltuar ministrisë në lidhje me detyrimet e prapambetura nga Ministria e Infrastrukturës, që sipas tij janë grumbulluar 6,2 miliardë lekë detyrime të prapambetura. “Duhet patjetër që një pjesë të konsiderueshme të fondit t’ja jepni Ministrisë së Infrastrukturës, duhen shlyer deri në fund të vitit 6,2 miliardë lekë të krijuar nga ky institucion, njësoj të veprohet edhe me institucionet e tjera publike.

Duhet patjetër të përfundoni e shlyeni projektin e aksit Belsh-Elbasan, atë të bypass-it të Shkodrës 52 milionë lekë, atë të Delvinës që po zgjasin ndër vite, paguajini dreqi ta hajë”, tha Ahmetaj. Më pas ai përmendi projektin e “Unazës së Madhe”, që po merr pjesën më të madhe të investimeve, teksa pyeti se kur do të përfundojëky projekt.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:09

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar ndryshim në ligjin për rivlerësimin e banesave.

Postuar: 07/12/2019 - 07:24

Realizimi i plotë i procesit të fiskalizimit është tashmë një nga prioritetet e qeverisë për muaj

Postuar: 05/12/2019 - 07:27

Qeveria ka vënë në zbatim planin për të ulur numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Postuar: 05/12/2019 - 07:26

Kohët e fundit disa bashki në vend po investojnë për rikonstruksion të impianteve të ujit, nga an

Postuar: 04/12/2019 - 09:00

Zbardhet lista e katërt me emrat e naftëtarëve minatorëve dhe metalurgëve që do të përfitojnë pen

Postuar: 03/12/2019 - 07:16

Pas diskutimeve dhe kritikave të shumta është miratuar dje projektligji për fiskalizimin.