BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Ç'farë u dëgjua dhe nuk u dëgjua nga Edi Rama, nga burg, luftë, kufoma dhe heshtje për paketë krize, 1 milion të papunë dhe mijëra biznese në rrugë

Ç'farë u dëgjua dhe nuk u dëgjua nga Edi Rama, nga

Editorial 

Italia më në fund po miraton një paketë, e cila i jep mbështetje 100 përqind biznesit, duke bërë të mundur kthimin në normalitet të motorit të shoqërisë dhe zemrës që mban në këmbë një shtet.

E kundërta ndodh në Shqipëri. Kryeministri i vendit na lajmëroi se po kryhet marzhi i parë i pagave për 9500 persona dhe do vazhdojë paketa e ndihmave. Pasi bllokoi shtetin që ditët e para, duke paralizuar në mënyrë të dhunshme biznesin, në të gjitha nivelet, nëpërmjet kufizimit të orareve dhe bllokimeve të panevojshme të zhvillimit të aktiviteteve, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë paketë ndihmëse në ndihmë të zhvillimit të ekonomisë.

Të flasësh me krenari se po paguan 9500 persona, kur sot janë në rrugë 500 mijë të tjerë dhe po shkohet në një asfiksim total të gjithë fuqisë punëtore, pasi shteti tashmë ka mbyllur çdo gjë pa frikë është fluturim jaashte realitetit.

Administrata është totalisht jashtë funksionit, bizneset kanë dalë tërësisht jashtë funksionit dhe ekonomia po rrëshket gradualisht drejt një katastrofë, që po nuk u morën masat Shqipëria mund të shkojë në kolaps.

Shqiptarët nuk kanë nevojë në këto momente për fjalë të bukura dhe as për doza pesimizmi dhe propagande frike, të cilat kryeministri ynë i hedh pa doganë. Sot bizneset kanë nevojë për një paketë masash emergjente, ashtu si dhe vendet fqinje dhe jo dokrra.

Gjithë bota krahas bllokimeve ka marrë masat që të vijë në ndihmë popullatës dhe ekonomisë, duke parë biznesin si aktorin kryesor në mbajtjen në këmbë të këtij shteti. Duhet paketë serioze me detaje konkrete që të nxjerrë nga kolapsi aktivitetin ekonomik.

Sot Shqipëria, përpos propagandës qaramane me arkivole dhe kufoma, ka nevojë ti induktojë besim para shqiptarëve, besim që nuk jemi në luftë, por në betejë. Në betejë për jetën, për ekonominë tonë, për mirëqënien tonë, për të ardhmen tonë.

Ne sot kemi nevojë të shohim njerëz që punojnë dhe jo shifra halucinante me mijëra vdekje të cilat u evituan nga masat e një personi. Ja ku e kemi rajonin. Kanë marrë shumë herë më pak masa se ne dhe jemi në të njëjtat nivele.

Greqia 7 të vdekur  për 1 milion, Serbia 7 të vdekur për 1 milion, Kroacia 4 të vdekur për 1 milion, Maqedonia 9 të vdekur për 1 milion, Bosnja 9 për 1 milion, Bullgaria 3 për 1 milion, Shqipëria 7 për 1 milion, Mali i Zi 3  për 1 milion. Po të vëmë re numrin e vdekjeve për milion jemi në të njëjtat nivele me gjithë rajonin dhe asnjë skenar sado ogurzi nuk mund të çonte në numrin e vdekjeve që parashikojnë kartrat e qeverisë shqiptare.

 Asnjë justifikim nuk ka për bllokimin e ekonomisë. Për bllokimin e administratës, për më shumë të biznesit të cilit i është hedhur në mënyrë të dhunshme dorashka turinjve dhe është lënë mizorisht në mëshirë të fatit. Mjafton të shikosh Italinë, e cila ka numra katastrofikë të vdekjeve për milion, 263 për 1 milion, por nuk e ndali asnjëherë punën, se uli kurrë ritmin dhe bizneset prioritare vazhdojnë të prodhojnë pavarësisht intensitetit të infeksionit në vend.

Italia vërtet ka marrë masa drastike ndaj shumë bizneseve, por ka qenë pranë me paketa ndihmash për popullsinë dhe së fundmi po hedh 550 miliardë Euro për të rikthyer biznesin në nivelet e dikurshme. Italia sot po bën dekretin tjetër. Po pezullon pagesat e  TVSH,  pagesat e kontributeve dhe tatimet, për ti dhënë oksigjen cash biznesit. Sot prisnim masa nga kryeministri i vendit.

Sot prisnim një ofertë serioze, jo qese me patatina, por një paketë për ta shëndoshur këtë biznes që po lëngon, me një paketë masash ekonomike dhe injektuese për të kthyer në punë motorin e shtetit, ekonominë shqiptare. Sot janë 500 mijë të papunë të garantuar. 50 përqind të tjerë priten të hidhen në rrugë.

A mendojnë se ç’po ndodh sot me ekonominë?

Një qeveri që mbyll punën duhet të marrë përgjegjësi për ta dëmshpërblyer ose për ta stimuluar me paketë masash. E  ka të sanksionuar me kushtetutë në nenin 3 të saj.  

Asnjë të tillë nuk dëgjuam sot. Sot dëgjuam që kemi shpëtuar pa 500 vdekje. Jo mo jo kaq jemi në gjithë zonën me plus minus. Sot nuk duam frikë dhe panik. Duam optimizëm. Secili të dalë në vendin e punës së tij dhe të kontribuojë.

Të shkundet e gjithë administrata e të dalë nga furriku ku është futur në krye të detyrës. Nuk ka nevojë të përballet me koronavirusin. Ashtu si ata njerëz të mrekullueshëm të shëndetësisë që përballen me vdekjen çdo ditë duhet të dalin dhe nëpunësit.

Të çelin zyrat. Me koronën merret shëndetësia. Me sektorët e tjerë të merren sipas detyrave që kanë dhe paguhen mbi 100 e ca mijë punonjës nga taksat tona.

Boll me qurravitje, me arkivolë, me blinda ushtarësh që as na ngrohin e as na ftohin. Duam optimizëm, duam jetën, duam punën, duam të ardhmen tonë dhe nuk ka koronavirus që na vë përfund.

 Qeveria shqiptare duhet të bëjë punën e saj siç duhet bërë dhe mos kërkojë çdo ditë dekorata se nuk ka bërë asgjë deri tani.

Asgjë.

Vetëm regres dhe pengesë e zhvillimit nga paniku i përballjes me realitetin dhe luftën ndaj korona virusit.  

Shqipëria ka nevojë që pas fitores së betejës me pandeminë mos të dalë e shkretuar dhe si një vend që ka dalë nga një luftë bërthamore, me gjithçka të rënuar, me 1 milon të papunë dhe qepena të mbyllur.

Është qeveria nëse do të vendosë të na nxjerrë të rrënuar,  apo fitimtarë.

Të shpresojmë.