Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çmimi i naftës, shumë më i lartë nga sa ishte parashikuar

Postuar: 05/09/2018 - 18:20

Sipas një raporti të ri nga ‘Barclays’, çmimet e naftës gjatë viteve të ardhshme do të jenë më të larta nga sa është menduar.

Banka e investimeve ka rritur ndjeshëm parashikimin e çmimeve për vitin 2020 dhe 2025 në raportin e saj vjetor afatmesëm për naftën.

Sipas Barclays pritet që Brent të kalojë mesatarisht 75 dollarë për fuçi në vitin 2020, ndërsa vlerësimi i mëparshëm ishte prej 55 dollarësh, ndërkohë që çmimet mund të jenë mesatarisht 80 dollarë në vitin 2025, nga 70 dollarë parashikuar më herët.

Banka vuri në dukje se tregu është në mënyrë dramatike ndryshe nga ajo që ishte parashikuar vitin e kaluar, ku u publikua raporti afatmesëm.

OPEC dhe Rusia kanë demonstruar vendosmëri dhe kanë hedhur themelet për menaxhimin afatgjatë të tregut.

Gjithashtu, SHBA ka vendosur një fushatë agresive sanksionesh kundër Iranit si dhe Venezuelës, masa që duhet të përkthehen në më shumë se një milion fuçi në ditë më pak në tregun ndërkombëtar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 2018.

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës,

Postuar: 17/09/2018 - 10:45

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.

Postuar: 17/09/2018 - 10:32

Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ministri i Financave, Arben Ahme

Postuar: 17/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 17/09/2018 - 07:36

Një dekadë pas krizës globale financiare, bota përballet me një të papritur tjetër, paralajmërojn

Postuar: 17/09/2018 - 07:22

Duke nisur nga sot do të nisë aplikimi i tarifës në autostradën Milot-Morinë.