BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Dalin rezultatet e para nga skanimi i koncesioneve të HEC-eve, 8 dosje me shkelje të rënda, gati ndërprerja e kontratave

Dalin rezultatet e para nga skanimi i koncesioneve të HEC-eve, 8 dosje me

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur dje rezultatet e para të procesit të skanimit të kontratave koncesionare të hidrocentraleve, një nismë kjo e njoftuar në fund të janarit. Zëvendësministri Hantin Bonati, në një dalje para mediave bëri me dije se janë të paktën 54 dosje të marra në analizë deri më tani, nga të cilat 8 prej tyre kanë rezultuar me shkelje të mëdha dhe që pritet ndërprerja e kontratës me to. “Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Ndër problematikat kryesore të konstatuara nga kontrolli i deritanishëm mund të përmendim: mosrespektim e afateve kohore procedurale; mosrespektimin e kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara (qofshin të aspektit ndërtimor, mjedisor, financiar etj)”, deklaroi Bonati.

Procesi

Në zbatim të Urdhërave nr. 47 dhe nr.48, datë 30.1.2019, të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”, strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke vijuar skanimin e situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve. Ky proces, i iniciuar nga shqetësime të ngritura nga komunitete të ndryshme, duke filluar nga komunitete banorësh, e deri tek shoqatat në mbrojtje të mjedisit, ka si qëllim kryesor të zgjidhi problematikat potenciale të së tashmes si dhe të identifikojë të gjitha ato aspekte problematike proceduriale që janë ndeshur deri më sot lidhur me aspektet planifikuese, implementuese, kontrolluese dhe monitoruese, në mënyrë adresimin ligjor për zgjidhjen e tyre, si dhe riinxhinierimin e të gjithë proceseve dhe procedurave. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si një ndër aktorët kryesorë dhe si iniciues i procesit të skanimit, po vijon punën për monitorimin dokumentar dhe në terren. Në këtë proces kompleks, strukturat e ministrisë janë duke bashkëpunuar dhe me institucione të tjera publike, siç mund të përmendim: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila, sipas fushës së saj të përgjegjësisë, po verifikon vlefshmëritë e lejeve mjedisore për këtë tipologji aktivitetesh, nëse këto veprimtari cënojnë zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës, sikurse dhe nëse subjektet kanë zbatuar dhe përmbushur me përpikmëri kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, i cili po verifikon zbatimin e lejeve të ndërtimit nëse këto ndërtime janë kryer në respektim të përcaktimeve të lejeve zhvillimore që gëzojnë; Agjencia Kombëtare e Burimeve Ujore, e cila po verifikon vlefshmëritë e lejeve për përdorimin e burimeve ujore. Verifikimet në terren po bëhen në prezencë të përfaqësuese të subjekteve. Ndërprerja e kontratave është një proces kompleks dhe nga ana e ministrisë po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit. Problematikat e konstatuara, në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, do të analizohen dhe do të shërbejnë si referencë për ndryshimet ligjore që do të propozohen në këtë sektor.

Më të lexuarat