BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Dalin shifrat, ja si Sejko ka lejuar shkarkimin e qindra punonjësve në vit nga shit-blerja e bankave, konfirmohet batërdia me “Veneto Banka”

Dalin shifrat, ja si Sejko ka lejuar shkarkimin e qindra punonjësve në

Shitjet, blerjet apo dhe shkrirjet e bankave në vend duket se nuk kanë kaluar pa kosto. Gazeta prej javësh ka denoncuar me fakte se si me qindra kredimarrës po përballen me rrezikun e sekuestrimit të kolateraleve, ndërsa me qindra punonjës u hodhën në rrugë. Një gjë e tillë tashmë është konfirmuar dhe nga Shoqata e Bankave, e cila ka bërë një pasqyrim të të gjitha ndryshimeve që kanë ndodhur në tregun bankar. Si pasojë e ndryshimit të pronësisë në disa banka, qindra persona kanë humbur vendet e punës, edhe pse Banka e Shqipërisë duhej të ishte ajo që të garantonte zbatimin e kontratave. Në fund të 6-mujorit të parë 2019, kishte gjithsej 6,688 të punësuar në sistemin bankar, me një rënie prej rreth 3%, ose 180 më pak, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin më të madh në këtë tkurrje e kanë dhënë konsolidimi i “Intesa” me “Veneto” dhe i “ABI Bank” me “Bankën Kombëtare të Greqisë”, si dhe vijimi i reduktimit të stafit nga “ProCredit”, teksa kjo e fundit po kalon drejt një banke dixhitale. “ABI Bank” e ka rritur me 155 numrin e punonjësve (në 399 gjithsej), ndërkohë që para shitjes, NBG kishte 273 të punësuar. “Intesa Sanpaolo Bank” e shtoi stafin me 53 punonjës (643 gjithsej), teksa Veneto, në fund të qershorit 2018, kishte gjithsej 103 të punësuar. Pra 50 punonjës janë lënë në rrugë, edhe pse kishin kontrata të rregullta. “ProCredit”, brenda një viti, e ka shkurtuar personelin edhe me 54 punonjës. Banka pothuajse e ka reduktuar kontaktin direkt me klientët, si rrjedhojë e futjes së teknologjisë. Në të kundërt, banka të tjera kanë qenë aktive në zgjerimin e stafit. “FIBank”, një bankë në zgjerim, e ka zgjeruar personelin me 23%, duke punësuar 38 persona në harkun kohor të një viti. “Credins” ka marrë në punë 32 të rinj dhe OTP, pas ndryshimit të pronësisë, ka shtuar personelin me 14 punonjës. Në krahasim me 2016-n, kur u arrit dhe rekordi i personelit, në sistemin bankar ka 262 punonjës më pak.

Ulet numri i degëve

Sipas “Monitor” oreksi i bankave nuk duket i lartë as në drejtim të zgjerimit. Në fund të qershorit, sistemi kishte 452 degë, ose 28 më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me fundin e 2016-s, janë mbyllur në total gati 50 degë. Gjatë procesit të konsolidimit, bankat kanë ruajtur vetëm një pjesë të degëve që i kanë vlerësuar si eficiente. Nga 26 degë që kishte Banka Kombëtare e Greqisë, blerësi “ABI Bank” ka mbajtur vetëm 9. “Intesa San Paolo” ka shtuar vetëm 2 degë, nga 9 që kishte Veneto. “ProCredit” mbylli edhe dy degë gjatë periudhës qershor 2018-qershor 2019. Vetëm “FIBanka” ka hapur tre degë vitin e fundit, ndërsa tek të tjerat, numri ka mbetur i pandryshuar. Bankat po shohin me interes vetëm zonën e qendrës (kryesisht Tiranë – Durrës) dhe duket se kanë lënë mënjanë zonat e tjera, që kanë kërkesë të ulët për kredi dhe për më tepër, po zbrazen gradualisht, si rrjedhojë e migrimit të brendshëm ashtu dhe emigracionit jashtë vendit. Tirana dhe Durrësi janë qytetet e vetme, sipas INSTAT, që kanë shtesë neto pozitive të popullsisë.

Roli i Sejkos

Nëse marrim rastin e “Veneto Banka”, duhej që të gjithë punonjësit e saj duhej të punësoheshin nga Intesa. Por nuk ka ndodhur kështu. Po ashtu, e njëjta gjë duhej të ndodhte dhe me bankat e tjera. Përgjegjësi në këtë mes është Gent Sejko, i cili duket se nuk po monitoron si duhet gjithë këtë katrahurë që ndodh në tregun bankar. 

Kliti Topalli