BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Ekonomia

Deficiti i pensioneve shkon në 19 për qind, skema e re nuk jepe efekt, rritet tregu i pensioneve private

Deficiti i pensioneve shkon në 19 për qind, skema e re nuk jepe efekt,

Pavarësisht reformës në pensione, të ndërmarrë disa vite më parë, por edhe rritjes së pagës minimale dhe maksimale për efekt të sigurimeve shoqërore, defiçiti në skemë pësoi rritje në 6-mujroin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, gjatë periudhës janar-qershor skema e pensioneve u subvencionua nga buxheti i shtetit me 12,6 mld lekë nga 10,3 mld lekë, që ishte subvencionimi në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Praktikisht deficiti në skemë është rritur me rreth 19%, ndonëse gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, numri i personave që paguan sigurime shoqërore u rrit me 6.4% në raport me periudhën janar-qershor. Por paralelisht, me rritjen e numrit të kontribuesve, në 6-mujroin e parë të këtij viti u rrit edhe numri i përfituesve të pensioneve, teksa rezultojnë 11 mijë pensionistë më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave të ISSH-së, për periudhën janar-qershor numri i personave që përfitojnë pension pleqërie arriti në 668 890, nga 657 904 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Reforma në skemne pensioneve hyri në fuqi në janar të vitit 2015, teksa parashikoi një rritje graduale në moshës dhe vjetërsisë në punë, raporton “Scan”. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, u parashikua një rritje e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë, që sipas skemës së re rritet çdo vit me 4 muaj. Ndërkaq, sivjet qeveria rriti edhe pagën minimale dhe maksimale për efekt të sigurimeve shoqërore. Më konkretisht, paga minimale u rrit në 30 mijë lekë, nga 26 000 që ishte nëj vit më parë, ndërsa ajo maksimale shkoi në 132,313 lekë , nga 114,671 që ishte vitin e kaluar, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore që paguan çdo i punësuar.

Rritet tregu i pensioneve private

Tregu i pensioneve private pësoi rritje me 10.32% gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiar, në fund të muajit qershor, totali i aseteve neto arriti në 3,97 mld lekë apo 32.41 milionë euro, duke u rritur me 372.02 mln lekë, në krahasim me fundin e vitit 2020. Rritje pësoi edhe numri i anëtarëve që janë bërë pjesë e skemave të pensioneve private. Sipas të dhënave nga AMF, më 30.06.2021 ky numër rezultoi 32,187 anëtarë apo 3.76% krahasuar me 31.12.2020. Në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni, ndërkohë që Credins Pension renditet në vend të parë, sa i takon numrit të anëtarëve, duke zotëruar 55.55% të tregut. Pas tij, vjen Sigal me 27.4% të tregut dhe Raiffeisen me 9.82% të tregut. Në vendin e katërt, sa i takon numrit të anëtarëve është Albsig me 7.23% të tregut të pensioneve private.