BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. As. Sopot Cama: Risitë për vitin e ri akademik në Universitetin Metropolitan

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. As. Sopot Cama: Risitë

Gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e trendit të studentëve shqiptarë për të studiuar jashtë vendit, sidomos në programet master. Pse ndodh një ndryshim i tillë?

Gjykoj se është krejt normale, në kuadër të hapjes së mundësive që jep një hapësirë e lirë universitare, që studentët shqiptarë të tentojnë të kenë sa më shumë përvoja dhe për më tepër të kenë mundësinë e edukimit në universitete cilësore botërore. Në këtë kontekst, duhet të përmendim edhe kontributin që universitetet shqiptare dhe rritja e cilësisë së tyre kanë në këtë drejtim. Procesi i akreditimit që lamë u përqendrua veçanërisht edhe në krijimin e kushteve të mobilitetit dhe në përdorimin e përvojave më të mira ndërkombëtare. Kjo rritje cilësore e disa prej universiteteve shqiptare i ka bërë studentët dhe të diplomuarit e nivelit bachelor ta gjejnë veten më lehtë në universitetet perëndimore.

Në rastin e Metropolitan cilat janë këto mundësi?

Këtë vit ne jemi krenar të themi se studentët e Universitetit Metropolitan Tirana kanë të njëjtat mundësi me studentët në çdo vend evropian. Më lejoni të përmend vetëm disa aspekte. Stafi akademik i Universitetit Metropolitan Tirana është pasuruar me pedagogë të huaj, të cilët kanë përvojë të rëndësishme si mësimdhënës në universitete të njohura perëndimore, në Itali, Hollandë, Francë, etj. Pra, mësimdhënia në Metropolitan është e së njëjtës cilësi me universitete të njohura ndërkombëtare.Së dyti, studentët e Universitetit Metropolitan Tirana kanë mundësi të studiojnë në laboratorë bashkëkohore, duke e përkthyer në praktikë, njohurinë e tyre teorike. Për më tepër, ne kemi bibliotekën më të madhe në vend. Mund të duhet pak e ekzagjeruar kjo që po them, por nuk është aspak e tillë. Bibliotekat fizike mund të kenë një numër të kufizuar materialesh didaktike dhe shpesh herë botimet më të mira ndërkombëtare duan vite të vijnë në tregun shqiptar. Prandaj, ne vendosëm të vepronim ndryshe: u ofrojmë studentëve tanë qasje të pakufizuar në një prej bibliotekave më të mëdha dhe prestigjoze botërore, McGraw Hill. Pra studentët mund të shkarkojnë në kompjuterin e tyre kopjen dixhitale të një libri që përndryshe do të vinte në Shqipëri pas shumë vitesh. Në këtë mënyrë, ata studiojnë me të njëjtën literaturë të përparuar si kolegët e tyre në Perëndim. Dhe kjo e bën mobilitetin shumë herë më të lehtë për studentët e Universitetit Metropolitan, siç u vlerësua dhe nga Agjencia e Akreditimit pak javë më parë.Këto janë vetëm disa nga risitë që ja vlejnë të përmenden, por që e vendosin Metropolitan dhe për zgjatim tregun arsimor shqiptar në kushte të krahasueshme me universitetet perëndimore. Është kjo arsyeja që ne kemi arritur marrëveshje të rëndësishme si ai me Universitetin e Mesinës, që parasheh diploma të përbashkëta, zhvillimin e studimeve doktorale në mjediset tona në llogari të Universitetit të Mesinës, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve dhe shumë mundësi të tjera.

Çfarë risish ka për studentët viti i ri akademik?

Universiteti Metropolitan Tirana është një institucion dinamik, që ridimensionohet çdo vit në përputhje me kërkesat e tregut, duke dhënë garanci te studentët dhe prindërit e tyre që arsimimi te ne do të prodhojë punësim të sigurtë në të ardhmen. Në fakt, trendi tregon këtë. Nga të diplomuarit e universitetit tonë, shumica dërrmuese e tyre kanë nisur punë në profesion, brenda vitit të parë nga diplomimi. Nuk ka të bëjë vetëm diploma dhe serioziteti, por edhe një faktor shumë i rëndësishëm: nxitja që ata kanë gjatë studimeve për të qenë sa më praktikë. Kjo vlerësohet në treg dhe në këtë tentojmë të japim.Në këtë kuadër ne çelim sivjet dy programe të reja: Bachelor në Financë-Bankë dhe Bachelor në Financë-Kontabilitet. Këto programe i shtohen katër programeve të tjera bachelor dhe master, duke synuar që të ecim me hapin e tregut të punës. Stafi i huaj dhe shqiptar, kurrikulat e ndërtuara me paradigmën e universiteteve më të mira simotra në Perëndim, japin një garanci të shtuar se ata që do të diplomohen për financë pranë nesh do të kenë mundësi të jenë liderët e nesërm në tregun e punës.