BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Deklarimi i të ardhurave nga individët, tatimet sqarojnë si mund të përfitohen shumat e paguara tepër

Deklarimi i të ardhurave nga individët, tatimet sqarojnë si mund

Drejtoria e Tatimeve njofton individët të cilët kanë dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave të vitit kalendarik 2016, ku nga plotësimi i saj ka rezultuar që individi tatimpagues ka një tepricë kreditore si rezultat i llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme, si dhe kanë paraqitur pranë drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit, jo më vonë se 30 ditë nga data e deklarimit, kërkesën për kthimin e shumave paguar tepër, se brenda datës 30 shtator të vitit 2017, mundësohet kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme. Individi tatimpagues, duhet të ketë dorëzuar njëkohësisht edhe gjithë dokumentacionin justifikues të të ardhurave të përfituara dhe të shpenzimeve të kryera si dhe numrin e llogarisë bankare personale në të cilën do të bëhet rimbursimi i tatimit të paguar tepër. Përgjegjësia për saktësinë e numrit të llogarisë bankare është e individit deklarues. Vetëm pasi, drejtoria rajonale tatimore të ketë vërtetuar saktësinë e të dhënave dhe nga verifikimi i tyre del se informacioni i dhënë në deklaratë është i saktë, atëherë procedon me urdhër rimbursimi të shumës së tatimeve të paguara tepër, në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Njëkohësisht, tatimet sqarojnë që me kërkesën me shkrim të deklaruesit, shuma e paguar tepër mund të përllogaritet edhe si pagesë e kryer për llogari të vitit tatimor në vijim.

Aplikimi për përfitimin

Individët që kanë të ardhura bruto 2 milionë lekë në vit janë subjekt i deklarimit tatimor dhe si të tillë kanë të drejtë të rimbursohen pasi zbriten disa shpenzime. Afati për rimbursimin e vitit 2016 është deri më 30 shtator të këtij viti. Nëse nga plotësimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, rezulton diferencë negative, pra nga sa rezulton nga llogaritja sipas deklaratës, individi tatimpagues ka një tepricë të tatimeve si rezultat i llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme, Drejtoria Rajonale Tatimore duhet t’i kthejë me kërkesën e tij, shumën e tatimeve të paguara me tepër. Sipas procedurave të tatimeve, kërkesa e tatimpaguesit për kthim të shumës së paguar tepër, duhet të dorëzohet pranë organit tatimor, brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të Deklaratës individuale Vjetore të të Ardhurave dhe duhet të shoqërohet, me kopje të të gjithë dokumentacionit justifikues të të ardhurave dhe shpenzimeve të zbritshme. Individi tatimpagues, kërkesën për kthim të shumës, së bashku me dokumentacionin justifikues, e paraqit dorazi pranë organit tatimor, duke u pajisur me një numër protokolli të dorëzimit të tyre.

Kush deklaron të ardhurat

Detyrimi për deklarimin e të ardhurave individuale vjetore, për vitin fiskal 2016 nga individët dhe e parashikuar në Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat duhej bërë jo më vonë se data 30 Prill 2017. Viti fiskal fillon në 1 Janar dhe mbyllet në 31 Dhjetor. Pra të gjitha të ardhurat bruto të realizuara nga individët përgjatë gjithë vitit 2016, duheshin deklaruar brenda datës 30 prill 2017, por për arsye të ditëve të pushimit zyrtar këtë vit afati i fundit i deklarimit ishte data 2 Maj 2017. Plotësimi i deklaratës duhej bërë vetëm në formë elektronike për individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2 milionë lekë në vit dhe po ashtu, për personat jorezidentë (individë të huaj) që realizojnë të njëjtën sasi të ardhurash vjetore në Republikën e Shqipërisë.

Çfarë njihen si shpenzime të zbritshme

Njihen si shpenzime të zbritshme për efekt të deklarimit, shpenzimet e mëposhtme: Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim dhe shpenzimet për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave. Shuma e shpenzimeve të zbritshme, nuk duhet të jetë më e madhe, se shuma e të ardhurave bruto të tatueshme vjetore. Në rast të plotësimit të deklaratës nga individi (jokryefamiljar), shpenzimet vjetore për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë, vetëm për individin deklarues. Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32,000 lekë, shuma këto të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Çfarë deklarohet si e ardhur personale

Një qytetar që deklaron të ardhurat, i raporton shtetit për të gjitha të ardhurat që i vijnë atij gjatë një viti, si nga paga mujore, të ardhurat nga qiraja, shitja e ndonjë prone etj. Çdo e ardhur që sigurohet brenda një afati kohor prej një viti, do të hidhet në formularin e deklarimit të të ardhurave. Deklarata vjetore e të ardhurave personale përfshin një sërë elementesh, të cilët duhet të bëjnë pjesë në deklaratën e pasurisë, për t’u bërë e vlefshme. Kështu, sipas kategorizimeve, të ardhurat e tatueshme përfshijnë të ardhurat bruto nga punësimi; të ardhurat nga aktiviteti i të vetëpunësuarve; dividendët; të ardhurat nga qiraja; fitimi nga transaksionet e pasurive të patundshme; interesat nga depozitat ose nga huat e dhëna; licencat dhe të drejtat ekskluzive të autorit; donacionet e marra; të ardhurat e realizuara jashtë Shqipërisë; si dhe të ardhura të tjera. Ndërkaq, për të pasur një vlerë të saktë të pasurisë, duhet të bëhet një zbritje e të ardhurave për të parë se sa shkon në vlera reale pasuria e një qytetari.

 

Më të lexuarat