BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Ekonomia

Del lista e radhës, ja 1.100 emrat që do të përfitojnë shtesë pensioni, nga minatorët, te naftëtarët, renditja sipas qyteteve

Del lista e radhës, ja 1.100 emrat që do të përfitojnë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar shqyrtimin e një pjese tjetër të aplikimeve nga naftëtarët, minatorët dhe metalurgët për trajnim suplementar. Ditën e djeshme ISSH ka publikuar listën me emrat e plotë 1,108 punonjësve të nëntokës që do përfitojnë shtesë pensioni. Sipas përllogaritjeve, deri më tani ka shkuar në rreth 9,571 në total numri i përfituesve të pensionit suplementar. “Gjatë periudhës 11 deri në 26 shkurt 2020 janë trajtuar me pension shtesë mbi pensionin e pleqërisë 923 persona. Deri më datë 26 shkurt 2020, numri i personave bazuar në ligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe në metalurgji ka arritur në 9,571përfitues”, njofton ISSH. Sipas ligjit për këtë çështje qëllimi i kësaj skeme është trajtimi financiar i përkohshëm i naftëtarëve, minatorë dhe metalurgëve për shpërblim të plotë të punës së rëndë që ata kanë bërë në miniera apo fushat naftëmbajtëse; për plotësim të nevojave të atyre që janë dëmtuar gjatë orarit të punës, duke përfshirë edhe ata të cilët nuk kanë derdhur kontribute gjatë atyre viteve. “Sistemi i pensioneve dhe çdo përfitim social i kësaj natyre, kërkon mbulim me kontribute dhe për faktin se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, është përcaktuar një kontribut shtese prej 5% që paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktuale, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë”, thuhet në projektligj. Ndër të tjera ky ligj përcakton se, punonjësit që dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por, në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet në tre vite. Më tej ISSH tregon se i gjithë stafi i këtij institucioni është në gatishmëri për publikimin sa më shpejt të listave të tjera. Ndërkohë gazeta ka zbardhur emrat e përfituesve për secilin qytetet.

Dokumenta bashkëngjitur