Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Del udhëzimi i ri mbi kalimin e së drejtës së pronësisë së paluajtshme

Postuar: 03/09/2018 - 09:02

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se në Fletoren Zyrtare nr.125, u publikua udhëzim i përbashkët nr. 29, datë 30.7.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”, i cili shfuqizoi udhëzimin nr. 9, datë 26.2.2008, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar.

Ky udhëzim vjen më i plotë në trajtimin dhe përfshin pothuajse të gjitha rastet hipotike të transakasioneve të kalimit të pronësisë, duke ilustruar me shkembuj konkretë mënyrën e përllogaritjes së taksës së kalimit të pronësisë dhe tatimit të kalimit të së drejtës së pronësisë që llogaritet si tatim mbi fitimet kapitale.

Risitë që sjell ky udhëzim kanë të bëjë kryesisht me disa saktësime, të cilat janë: 

Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues vetëm të “taksës” vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;

Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si subjekte me status “person fizik tregtar”, janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë gjithashtu subjekt pagues të “taksës vendore” mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;

Një trajtim më i plotë dhe gjithpërfshirës në lidhje me transaksionet e pasurive të paluajtshme të fituar me trashëgimi, dhe vendime gjyqësore si dhe për ato prona të cilat i janë nështruar procesve të rivlerësimit, duke garantuar një trajtim të drejtë përsa i përket përllogaritjes së tatimit të kalimit të drejtës së pronësisë.

Përsa i përket vlerës në shitje të pasurisë së paluajtshme, ajo përcaktohet në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët (shitësi dhe blerësi).

Sjellim në vëmendje se: kur pronësia e pasurisë së paluajtshme kalohet për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes së fundit dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse të kësaj pasurie.

Pra, në momentin e transaksionit të shitblerjes së një pasurie të paluajtshme aplikohen:

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshme
Tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i të drejtës së pronësisë së paluajtshme

Agjenti i taksës dhe i tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë është zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, e cila kalon të ardhurat e mbledhura në favor të pushtetit vendor dhe administratës tatimore brenda afateve të përcaktuara në ligj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:34

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, edhe pse ka 4 vite në krye të këtij institucioni, nuk ka marrë mundimin të bëjë qoftë edhe një studim të vetëm mbi zhvillimet bankare apo ekonomike në vendin tonë.

Postuar: 20/02/2019 - 07:19

Administrata Tatimore do të ndërpresë masat shtrënguese për sigurimin e pagimit të detyrimit tati

Postuar: 19/02/2019 - 07:20

Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papagu

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqipta

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si