BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Ekonomia

Del vendimi zyrtar: Afati i dorëzimi të bilancit shtyhet deri në 31 korrik

Del vendimi zyrtar: Afati i dorëzimi të bilancit shtyhet deri në

Është publikuar në Fletoren Zyrtare Akti Normativ për shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve vjetore, që normalisht është 31 marsi. Afati i ri është 31 korriku. Vendimi parashikon vetëm shtyrjen e afatit të bilancit dhe jo të deklaratës së tatim fitimit. 

Ndërkohë bizneseve të vogla u jepet mundësia që të shtyjnë pagesat e kësteve të tatim fitimit në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Akti hyn menjëherë në fuqi.

Sipas vendimit:

Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

“10. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, afatet e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë vijon:

a) Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020;

b) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37, të këtij ligji, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020;

c) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.”.

Më të lexuarat