BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Denaj mbron koncesionet, deputetët e opozitës kritika për PPP-të në shëndetësi, Ahmetaj akuza për batërdinë e PD në rrugën Tiranë-Elbasan

Denaj mbron koncesionet, deputetët e opozitës kritika për

Dje ministrja e Financave, Anila Denaj, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë rreth planeve dhe pritshmërive të qeverisë në lidhje me kontratat koncesionare. Teksa ministrja foli për disa projekte risi të operuara nga Partneriteti Publik Privat, deputetët e opozitës shfaqën pakënaqësi, duke vënë theksin tek koncesionet e shëndetësisë. Gjatë debatit për fondet që shkojnë për këto PPP, ishte Suzana Topi, e cila specifikoi projektin për ofrimin e shërbimit të Check-UP. Sipas saj, kjo kontratë ka marrë më shumë fonde nga sa i nevojiten dhe se nuk e ka realizuar qëllimin e plotë të qeverisë për shërbim cilësor tek pacientët. “Qeveria financoi koncesionarin e Check-UP me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë tek pacientët. Sipas konstatimeve tona pacientët nuk kanë marrë shërbim të plotë cilësorë, doja të dija saktësisht cili është efekti në shërbim i kij projekti”, tha Topi. Menjëherë Denaj e kundërshtoi duke thënë se në raport më fondet e marra dhe shërbimet e ofruara, projekti i Check-UP ka rezultuar pozitiv dhe po redukton kostot. “Check-UP është një projekt i rëndësishëm i qeverisë, duke marrë bazë fondin e dhënë për këtë koncesionar rezultatet e tij janë mjaft të mira. Check-UP është një kontratë që ka ulur koston si për qytetarët edhe për qeverinë, pasi kap dhe trajton në kohë sëmundjet duke kursyer kështu trajtimet më të rënda dhe më me kosto. Pra, sipas rezultateve të deritanishme ky koncesionar e ka arritur qëllimin e tij”, tha ministrja. Më tej Denaj foli për dy projekte të tjera të rëndësishme, për atë të sterilizimit, i cili është një projekt aktual si dhe ai i analizave që do të fillojë në 2020, për të cilin do të shkojnë 1,2 miliardë lekë. Por edhe për këto projekte opozita u tregua skeptike duke përmendur gjithashtu edhe fondet sipas tyre të pamjaftueshme dhe jo transparente që do të shkojnë për pajisjet spitalore.

Koncesionet rrugore

Më tej mbledhja ka kaluar në debat mes kreut të komisionit, Arben Ahmetaj dhe deputetit të opozitës, Artur Roshi për aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Sipas Ahmetajt, qeveria e asaj kohe krijoi një katrahurë në këtë aks dhe nuk mundi të realizonte projektin siç duhet, duke bërë që të shpenzohen edhe 96 milionë lekë shtesë. “Meqenëse ju po filloni një krahasim jo PPP-të tona ishin më të mira dhe tuajat janë më të këqija, ja po u marrë unë disa raste specifike që tregojnë dështim të projekteve tuaja. Kur ju na sollët projektin me PPP për rrugën e Elbasanit, na e prezantuat si kontratën më të lirë të ofruar ndonjëherë me vetëm 150 milionë lekë, për këtë arsye ne votuam pro. Por, fiks pas një viti fondi shkoi në 246 milionë lekë sepse projekti nuk ishte i saktë. Pra, 96 milionë lekë ishin detyrime të fshehura”, u shpreh Ahmetaj. Por, sipas Roshit këto 96 milionë lekë i shtoi qeveria aktuale me justifikimin se u shemb kodra, për të përfituar nga qytetarët. “Rruga e Elbasanit ka pasur një kontratë të rregullt me një kompani greke, qeveria juaj i shtoi 96 lekë euro me justifikime për shembjen e rrugës apo se ra tuneli, argumente jo bindëse këto. Ju jo vetëm që merrni shtesë nga qytetarët, por edhe rrisni koston që në fakt duhet të mbulohet nga vetë koncensionari”, tha ai. Më tej Ahmetaj tregoi se çdo për vit qeveria paguan 15 milionë lekë për rrugën e Banjës. Gjithashtu ai tha se 40 milionë lekë plus shkojnë për koncesionet e energjisë nga buxheti i shtetit. Më pas, vetë Denaj bëri një sqarim për aksin Milot-Balldren, ajo tha se fondi për këtë koncesionar është 500 mln lekë në tre vite, nga 100 mln lekë do jepen dy vitet e para dhe pjesa tjetër vitin e tretë.

Esmeralda Hida