BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Dentistët, mjekët, farmacistët dhe infermierët në skaner, qeveria gati ndryshimet në ligj, bllokadë abuzimeve me çmimet

Dentistët, mjekët, farmacistët dhe infermierët në

Qeveria ka vendosur të fusë në shina sektorin e shëndetësisë. Pak kohë më parë dentistët tentuan dyfishimin e çmimeve, ndërsa abuzime ka edhe nga farmacistët apo profesionet e tjera të sektorit të shëndetësisë. Rritja e çmimeve nga dentistët ka shkaktuar përplasje brenda urdhrit të stomatologëve dhe kjo ka bërë që Kuvendi dhe qeveria të ndërmarrin masa për ndryshime në ligj në drejtim të funksionimit të urdhrave profesionalë. Referuar vendimit më të fundit të qeverisë, ndryshimet do të synojnë vendosjen e rolit kontrollues nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas përfaqësuesve të ministrisë, mënyra se si zgjidhen anëtarët e asamblesë, se si votohet për ta dhe parimet për dhënien e urdhrit të stomatologut, pasi janë shkak i krijimit të përplasjeve dhe abuzimeve. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një hap për bllokimin e këtij vendimi, duke e dërguar atë në gjykatë dhe tashmë duke programuar procedurat për rolin kontrollues të ministrisë në këto institucione, për të marrë të drejtën e votës për anëtarët dhe zgjedhjes së organeve drejtuese. Po ky vendim nuk është pranuar nga presidenti i Asamblesë së Urdhrit të Stomatologëve, Nikoll Deda, i cili ishte dje në seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësi. “Ne nuk mund ta pranojmë vënien në zbatim të këtij vendimi gjykate. Sepse metodologjia e për emërtimin e stomatologëve ka qenë e suksesshme dhe aspak abuzive. Numri real i stomatologëve të emëruar është vetëm 2500 dhe jo 5000 sa pretendon ministria. Sa i përket abuzimeve të çmimeve, as kjo nuk është e vërtetë, qëndrojmë në të njëjtat nivele si farmacistët apo infermierët. Edhe në auditimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk u konstatua asnjë shkelje. KLSH na la vetëm disa rekomandime për përmirësim të mëtejshëm, por asnjë konstatim abuzi në çmime apo edhe në emërtime stomatologësh. Procesi zgjedhor ka qenë transparent dhe me pjesëmarrje të plotë. Nuk ka ardhur asnjë ankesë”, u shpreh Deda.

Reagimi i PS

Pikërisht kjo deklaratë e kreut të asamblesë krijoi debate në komision. Kundra kësaj deklarate u shpreh deputetja e PS, Klodiana Spahiu, e cila tha se është tepër e nevojshme që ministria të marrë rolin e saj kontrollues për institucionet që mban nën kompetenca. Duke i bërë të ditur bordit të asamblesë se ata nuk mund ta rrezojnë një urdhër gjykate. “Ju thoni se nuk ka të drejtë fare ministria të marrë pjesë, por që në raste të tilla duhet patjetër edhe ministria të marrë pjesë. Në këtë rast minimalisht ministria duhet të kishte rolin e vet për të parë dhe analizuar se si zhvillohen asambletë për dhënien e urdhërti apo vendosjen e tarifave, e si funksionojnë në tërësi. Kjo jo vetëm për urdhrin tuaj, por për të gjithë urdhrat të jetë e unifikuar. Besoj se këto gjëra duhen parë me shumë hollësi dhe kërkojnë ndryshime ligjore të mirëmenduara dhe të jenë sa më shumë demokratike. Ju thoni që nuk e pranoni këtë urdhër gjykate, por në asnjë mënyrë nuk është e lejuar që ta rrëzoni atë”, theksoi Spahiu.

Pezullimi i vendimit

Vendimi për dyfishim të tarifave është njoftuar në fund të viti 2018 nga Asambleja e Stomatologëve. Ky vendim është projektuar nga vetë anëtarët e bordit pa asnjë miratim nga ministria përgjegjëse. Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi është shprehur kundër Ministria e Shëndetësisë, që më pas e ka dërguar atë në gjykatë. Sipas MSH, ky është një vendim i paaplikueshëm dhe menjëherë do të nisin procedurat për vënien në kontroll të këtij institucioni dhe jo vetëm. Nga na tjetër dyfishimi i çmimeve nga klinikat dentare vuri në lëvizje edhe Autoritetin e Konkurrencës. Në një deklaratë për mediat AK tha se do të bëjë një shqyrtim dhe do të dalë në një konkluzion nëse ka abuzim, ndërsa paralajmëroi se do të merren edhe masa. Gjithsesi është e dukshme që qeveria pas rrëzimit të vendimit të Asamblesë së Stomatologëve do ta kalojë në skaner këtë institucion si dhe do të ushtrojë rolin kontrollues në të.

Më të lexuarat