BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Depozitat dhe kreditë vijojnë rënien edhe në prill, qytetarët tërheqin 4.6 mld lekë, bankat japin 1.5 mld lekë më pak

Depozitat dhe kreditë vijojnë rënien edhe në prill,

Muaji prill nuk ka qenë i mbarë as për depozitat dhe as për kredinë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë ishte 545.7 miliardë lekë në muajin prill, duke shënuar rënie për herë të parë pas tre muajve kur ky tregues kishte njohur një rritje të shpejtë. Në raport me një muaj më parë, huaja për ekonominë ra me 0.3%, ose 1.5 miliardë lekë më pak. Në këtë tendencë tkurrëse ka ndikuar rënia e huasë në valutë si për bizneset ashtu dhe për individët, por edhe kredia në lekë nuk ka shënuar ndonjë hov. Me bazë vjetore, huaja për ekonominë është në stanjacion, me një rënie të lehtë prej 0.05%. Sipas Bankës së Shqipërisë, duke përjashtuar efektin e kursit të këmbimit dhe të fshirjes së kredive të këqija nga bilancet, huaja për ekonominë ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 5%, që gjithsesi mbetet e dobët. Në tre vitet e fundit, rritja e kredisë ka qenë negative, ose minimale, teksa bankat janë treguar të shtrënguara me kriteret e dhënies së huave nga njëra anë dhe nga ana tjetër ata ankohen se mungojnë projektet cilësore nga bizneset.

Depozitat

Banka e Shqipërisë konstaton gjithashtu rënie të depozitave gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave gjatë muajit prill nga bankat e nivelit të dytë janë tërhequr rreth 4,6 mld lekë kryesisht nga individët. Rënia e depozitave vijon për të dytin muaj radhazi për këtë vit ndërsa në total depozitat në Shqipëri sipas Bankës së Shqipërisë janë 998,5 mld lekë nga 1 triliard që ishte një muaj më parë. Kursimet e qytetarëve shqiptarë në banka kanë pësuar rënie si në lekë po ashtu edhe monedha të huaja. Ndikimi kryesor në këtë situatë sipas ekspertëve janë normat e ulëta të interesit për depozitat në lekë. Depozitat në monedhën europiane vijojnë të mbajnë peshën kryesore në sistemin bankar shqiptar. Përtej kësaj edhe kreditë e dhëna për ekonominë shqiptare kanë pësuar ulje për herë të parë gjatë këtij vit. Banka e Shqipërisë konstaton se huaja ka rënë me 1.5 mld lekë. Kreditë janë ulur si në lekë po ashtu edhe në euro pavarësisht të gjitha nismave të ndërmarra nga Banka Qendrore. Vetëm pak ditë më parë, guvernatori Gent Sejko i bëri thirrje bankave të nivelit të dytë që të shtojnë huatë për bizneset që kanë mundësi më të larta të kthimit të tyre. Gjatë 2018, sektori bankar ka dhënë 1.1 mld euro kredi të re për financimin e ekonomisë.

Kreditimi në 2018

Stoku i huasë për ekonominë zbriti në 532.6 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2018, sipas të dhënave që janë publikuar sot nga banka e Shqipërisë. Në krahasim me një vit më parë, kredia e dhënë për bizneset, individët dhe institucionet shtetërore ka rënë me 3.2%, ose rreth 17 miliardë lekë më pak. Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo është rënia më e madhe vjetore historike, të paktën që nga viti 1997. Nga fillimi i viteve 2000 deri në 2011-n, huaja për ekonominë u rrit me ritme të shpejta, edhe me 50% në periudhën 2006-2007. Më pas, ritmet u ngadalësuan, sidomos pas 2008-s, kur jo vetëm vendi filloi të ndjente pasojat e kredisë globale, por edhe kredia e pakthyer në banka arriti në 25%. Pas kësaj periudhe huadhënia për ekonominë hyri në ngërç, duke reflektuar kujdesin e shtuar të bankave dhe mungesën e projekteve fizibël nga biznesi. Në vitin 2018, rënia ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve, që lidhen me tkurrjen e kredisë për bizneset dhe korporatat publike nga njëra anë dhe me nënçmimin e euros dhe fshirjen e kredive nga ana tjetër. Më e qëndrueshme ka qenë huadhënia për individët. 

Më të lexuarat