BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Dështimi në luftën ndaj të korruptuarve, KLSH sugjeron krijimin e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsioni nën varësi të kryeministrit

Dështimi në luftën ndaj të korruptuarve, KLSH sugjeron

Kontrolli i Lartë i Shtetit sugjeron krijimin e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion. Kjo agjenci sugjerohet të jetë nën varësinë e Kryeministrit dhe përgjegjëse për rihartimin, rizbatimin dhe monitorimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit (SNKK) 2015-2020 dhe Planit të veprimit (PV) të hartuara për zbatim nga qeveria. “Duke e konsideruar të dështuar në masën më të madhe Strategjinë Antikorrupsion dhe Planin e Veprimit për ta vënë në jetë atë, si edhe për të siguruar implementimin e një nisme kaq jetike për vendin e për të eliminuar në vijimësi riskun e transferimit të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit (KKK) nga njëri institucion në tjetrin, KLSH rekomandon krijimin e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion. Kjo agjenci sugjerohet të jetë nën varësinë e Kryeministrit dhe përgjegjëse për rihartimin, rizbatimin dhe monitorimin e mëtejshëm të SNKK dhe PV, duke marrë fillimisht dakordësinë e Kuvendit për dokumentet strategjikë në formën e një Ligji të posaçëm”, thuhet në një raport të publikuar së fundmi nga KLSH.  

Strategjia, rol kyç në integrimin në BE

Auditimi i performancës “Strategjia Antikorrupsion” vjen në një moment kyç në periudhën e marrjes së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit (SNKK) dhe Plani i veprimit (PV) të hartuara për zbatim nga qeveria, janë përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër korrupsionit, në të njëjtën linjë me rekomandimin e tretë të BE. Korrupsioni dhe luftimi i tij vijojnë të jenë një nga sfidat kryesore dhe një nga prioritetet madhore ndërsektoriale për Shqipërinë, si dhe një ndër 5 politikat të cilat vendi ynë këshillohet t’i ndjekë me përparësi në procesin e integrimit evropian të vendit. Këtij qëllimi i shërben hartimi i SNKK 2015–2020, të miratuar me VKM nr. 247, datë 20.3.2015, si dhe PV i cili i referohet periudhës 2015–2017. Koordinimi i SNKK 2015-2020 dhe implementimi i Planit të parë të veprimit 2015- 2017 është kryer nga Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore (MSHÇV) në periudhën mars 2015 - shtator 2017. Më pas, zbatimi i tyre, së bashku me përgjegjësitë që lidhen me të, kaloi në Ministrinë e Drejtësisë. Subjekt i këtij auditimi ishin institucionet: Ministria e Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, si dhe të përzgjedhura tre prefektura: ajo e Qarkut Tiranë, Fier dhe Shkodër, si institucione përgjegjëse për adaptimin e politikave antikorrupsion në njësitë e qeverisjes vendore.

Rezultatet e auditimit

Për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike ndaj fenomenit të korrupsionit, strategjia kombëtare ndërsektoriale për ta reduktuar atë ka një rëndësi të veçantë. Fokusi i këtij auditimi ishte analiza e performancës së strukturave përgjegjëse për hartimin dhe implementim e strategjisë dhe planit të veprimit si dhe efektiviteti i adoptimit të politikave antikorrupsion në qeverisjen vendore. Periudha nën auditim 2015-2017 përkon me planin e parë të veprimit të implementuar në zbatim të strategjisë dhe rezultatet e këtij auditimi i vijnë në ndihmë strukturave përkatëse në hartimin dhe implementimin e planit të dytë të veprimit 2018-2020. Rezultatet e KLSH tregojnë se Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar njërin nga dy zëvendës ministrat e vet si KKK 5 muaj me vonesë. Ndërkohë, që prej muajit Tetor 2017, Ministria e Drejtësisë përballet me staf të reduktuar në të tre sektorët e rinj të dedikuar antikorrupsionit. Me këto vonesa si në përcaktimin e KKK ashtu dhe në staf, misioni i KKK në sigurimin e implementimit dhe monitorimit të objektivave specifike dhe atyre madhorë të parashikuara në dokumentet strategjike, është i vështirë për t’u arritur. KLSH raporton gjithashtu se mungesa e tërësisë së dokumentacionit dhe evidencave mbi aktivitetin e Sekretariatit Teknik, sipas cilësimeve të SNKK 2015-2020 “Raportimi periodik, metodologjia e raportimit dhe raportimet publike”, nuk tregojnë vetëm për procese pune të pafilluara, por hedhin dyshimin nëse Sekretariati Teknik ka ekzistuar ndonjëherë përgjatë viteve 2015-2017. Gjithashtu, nga komunikimet me KKK aktual dhe shqyrtimi i dokumentacionit shkresor dhe elektronik, nuk ka asnjë informacion mbi ekzistencën e Mekanizmit mbikëqyrës dhe zbatues. KLSH vlerëson se mungesa e këtij mekanizmi vë në rrezik implementimin e një strategjie ndërsektoriale e cila synon të përmbushë jo vetëm programin e qeverisë, por edhe një nga 5 prioritetet e BE. Asnjë nga pikat fokale për implementimin e SNKK 2015-2020 dhe Planit të Veprimit nuk raporton sipas formatit të miratuar nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit nr. 139, datë 01.07.2010 duke bërë kështu që informacioni të mos jetë krahasimor. Gjithashtu, nuk ka vazhdimësi në raportim nga asnjë prefekturë. Këto mangësi tregojnë për mungesë angazhimi nga të gjitha palët: KKK dhe vetë niveli lokal (prefekturat). Kjo mungesë angazhimi bëhet faktor përcaktues i efekteve të Strategjisë Ndërsektoriale për rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit.