Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dështon strategjia e Gent Sejkos, euro fillon sërish rënien, bankat ndalojnë blerjen e valutës evropiane

Postuar: 14/09/2019 - 07:54

 Ndalimi i rënies së euros në tregun e këmbimit valutor ka rezultuar një dështim për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Që prej fillimit të vitit 2018, euro nisi të pësojë rënie, e cila nuk u ndal për shumë muaj me radhë. Kjo valutë u stabilizua disi për pak kohë, por gjatë sezonit turistik pësoi “goditje” për shkak të fluksit të emigrantëve. Banka e Shqipërisë qëndroi në heshtje për ditë me radhë kur rënia e euros u shfaq si fenomen, ndërsa më pas vendosi të ndërhynte përmes një strategjie. Gent Sejko tha pak kohë më parë se do të hyjë në tregun valutor, duke blerë valutë, me qëllim që të ndalojë rënien e lirë të monedhës së përbashkët. Pra, bankat do të blinin euro me qëllim që ta rrisnin atë. Por ditët e fundit duket se bankat kanë refuzuar aplikimin e kësaj strategjie. Institucionet bankare kanë ndaluar blerjen e valutës, duke bërë që euro të hyjë sërish në cikël rënës në tregun e brendshëm. Një euro u këmbye dje me 121.48 lekë, duke shënuar ditën e nëntë radhazi me rënie, dhe duke zbritur me 0.7 lekë në krahasim me fundin e muajit gusht. Ekspertët e tregut të këmbimeve valutore, pohuan për mediat se tregu qe rikthyer në ekuilibër pasi ndërhyrjet e bankave në blerje ndikuan në forcimin e monedhës së përbashkët në ditët e fundit të gushtit. Por duket se kjo ndërhyrje e bankave ka marrë fund sepse institucionet bankare kanë hequr dorë nga blerja e valutës evropiane. Ky rikthim i euros tek rënia dhe ky refuzim i bankave për të pranuar strategjinë e Bankës së Shqipërisë tregojnë fare qartë dështimin e Gent Sejkos në këtë fushë. Prapaskenat e ndërhyrjes së Gent Sejkos Ekspertët e ekonomisë gjithmonë e kanë kritikuar Gent Sejkon se ndërhyrja e tij në treg ishte e vonuar. Gent Sejko e ka cilësuar këtë rënie si një fenomen të përkohshëm e që për më tepër ka thënë se nuk mund të ndërhyjë. “Nuk jemi të detyruar të ndërhyjmë. Nëse do të shohim çrregullime dhe kursi do të ndikojë te inflacioni do të vijojë programi i ndërhyrjes, në rast se jo, nuk do të ndërhyjmë, pasi kemi një regjim të lirë te kursit të këmbimit”, do të shprehej Sejko në një dalje publike, pak kohë më parë. Por pyetja që lind natyrshëm është: Pse guvernatori e neglizhoi këtë situatë dhe mbylli një sy për deuroizimin? Gazeta raportoi pak ditë më parë se e gjitha kjo ishte një skemë e mirëmenduar. Përmes kësaj lëvizjeje u favorizuan disa biznese të caktuara. Bizneset që përfituan më shumë janë ato që gjenerojnë lek të madh. Në krye të këtij grupi qëndrojnë supermarketet e mëdhenj, të cilët tregtojnë vetëm në lekë dhe xhiroja e tyre është vetëm në monedhën vendase. Duke qenë se leku gjatë periudhës së krizës për euron ishte shumë i fuqishëm, rënia në pikiatë e monedhës evropiane i favorizoi këto biznese. Ndërhyrja e vonë e Bankës së Shqipërisë favorizoi edhe disa banka, të cilat ashtu si supermarketet, gjenerojnë dhe qarkullojnë shuma të mëdha lekësh. Por gazeta ka arritur të mësojë se grupi i mësipërm nuk është i vetmi që përfitoi nga kjo dobësi e euros. Nga kjo situatë dhe ndërhyrje e vonë e Bankës së Shqipërisë u favorizuan edhe disa pika të caktuara të këmbimit valutor sepse shumë prej tyre, kur euro kapi pikën më të ulët, blenë sasi të mëdha të monedhës së përbashkët evropiane dhe tani që situata është normalizuar disi, e shesin, duke marrë përfitime të mëdha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:28

Kryeministri Edi Rama ka premtuar t’u japëzgjidhje problemeve që po hasin të moshuarit me pensionet.

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.